top of page
123.jpg

30 mijë semi-maturantë i'u nënshtruan Testit të Arritshmërisë , testi sërish shpërndahet në Fac

  • Writer: rilindjashqiptare
    rilindjashqiptare
  • May 21, 2016
  • 2 min read

Ministria e Arsimit , Shkencës dhe Teknologjisë ka njoftuar se sot në të gjitha komunat e Republikës së Kosovës ka organizuar Testin e Arritshmërisë për klasat e IX- ta , test ky i cili do të jetë përcaktues në përzgjedhjen e drejtimeve në shkollimin e mesëm . Ka thënë se testit i janë nënshtruar rreth 30 mijë nxënës.

Por edhe këtë vit, si herët e kaluara, testi është shpërndarë në kohë reale në rrjetet sociale , dhe aty janë kumtuar përgjigjet për pyetjet e testit .

Përgjigjet janë dhënë në pyetjet nga lëndët Gjuhës Shqipe , Matematikë e Histori .

Sidoqoftë, zëvendësministria e Arsimit, Anila Statovci- Demaj ka vizituar nxënësit në shkollën fillore “Faik Konica”, në Prishtinë ku po mbahej testi , ku ka thënë se MASHT tashmë ka arritur një kulturë të mirë të organizmit të testeve , të pranuar nga të gjithë pjesëmarrësit në proces dhe ka uruar nxënësit për suksese në test , si dhe vazhdimin e shkollimit në nivelin e mesëm .

Ajo theksoi se , Testi i Arritshmërisë organizohet me qëllim që nxënësve t’u mundësohet shkollimi i mëtutjetshëm , duke qenë se përfundimi i klasës së IX- të shënon përfundimin e një cikli të shkollimit .

“Këtu nuk përfundon rruga e tyre e shkollimit, ata do të vazhdojnë tutje dhe kjo do t’ u shërbejë atyre si një informatë e rëndësishme për të parë afinitetet e tyre dhe për të parë mundësitë e tyre të shkollimit të mëtutjeshëm”, u shpreh zv.ministrja Statovci- Demaj .

Ajo ka vlerësuar ecurinë e mbajtjes së testit në këtë Qendër të Testimit dhe përkushtimin e nxënësve për të përfunduar me sukses pyetjet, me të cilat po testoheshin njohuritë e tyre për këtë nivel të shkollimit.

Diçka që ka qenë e pritshme dhe që u vërtetua është qetësia e plotë dhe organizmi jashtëzakonisht i mirë nga stafi i Ministrisë së Arsimit , në mbështetje të plotë të mësimdhënësve dhe drejtorëve të shkollave . Gjatë kohës sa i vizitova u pa që nxënësit ishin të përkushtuar , të qetë dhe të bindur në aftësitë e tyre”, tha zv/ ministrja Statovci- Demaj .

Në anën tjetër , drejtoresha e SHFMU “Faik Konica”, Kumrije Sahiti bëri të ditur se janë bërë të gjitha përgatitjet e duhura për mbarëvajtjen e testit për nxënësit e shkollave fillore “Elena Gjika” dhe “Xhemajl Mustafa”, të cilët testimit i janë nënshkruar në këtë shkollë dhe se nuk është vërejtur ndonjë parregullsi , e cila do ta dëmtonte këtë proces .

Pyetësori i Testit të Arritshmërisë përmban 100 pyetje , nga lëndët Gjuhë Shqipe , Gjuhë Angleze , Matematikë, Informatikë, Histori, Gjeografi, Fizikë, Biologji dhe Kimi dhe organizohet në tri gjuhë : shqipe, boshnjake dhe turke .

Testi u organizua në 102 Qendra të Testimit dhe u monitorua nga zyrtarë të Ministrisë së Arsimit .

Rezultatet e këtij testi pritet të shpallen më 30 maj .


Comments


1111111.jpg
Lajme të fundit....

Tel: +386-49189797

Portali RilindjaShqiptare u themelua nga një grup i ekspertëve të gazetarisë me bashkpunëtor nga Kosova , Shqipëria dhe Maqedonia , në vitin 2016 .

Përball sfidave të gazetarisë bashkëkohore , të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe origjinale , në Kosovë , Shqipëri , Maqedoni , ndër shqiptarë dhe për shqiptarët - RilindjaShqiptare nuk ishte veçse një kërkesë e kohës .

Materialet dhe informacionet mund të kopjohen , të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Portalit RilindjaShqiptare , në përputhje me kushtet e përdorimit .

© 2016 Portali Rilindjashqiptare. Të gjitha të drejtat e rezervuara

bottom of page