top of page
123.jpg

Gruaja që ndjen çdo tërmet të botës

  • Writer: rilindjashqiptare
    rilindjashqiptare
  • May 21, 2016
  • 1 min read

Moon Ribas mund t’ju duket një njeri normal në shikim të parë.

Ndryshe nga njerëzit tjerë , Spanjollja 30-vjeçare , një artiste avangarde ka një superfuqi që nuk shihet me sy . Ribas ka një magnet të vogël në krah që ia mundëson asaj të ndjejë çdo tërmet që ndodhë në botë , në kohë reale .

Ribas njihet si një Cyborg , por të gjitha dridhjet që ndjen ajo i shndërron në vallëzim ose në lëvizje .

E pyetur se përse ka vendosur magnet kur ka mundur të kërcejë edhe pa këtë pajisje , ajo ka thënë se dëshiron t’i ndjen më shumë lëvizjet .

Unë dua t’i ndjej lëvizjet në mënyrë më të thellë , ka sqaruar Ribas , një koreografe që studioi lëvizjet në Dartington College në Britani të Madhe .

Planetët lëvizin , dridhen dhe lëvizin vazhdimisht . Unë mendova se do të ishte e mrekullueshme që këto lëvizje masive dhe natyrore t’i përkthej në një mënyrë krejtësisht të re , ka thënë ajo .

Magneti i Ribas merr çdo të dhënë nga një aplikacion iPhone-it që matë aktivitetet seizmike nga monitorët gjeologjik nëpër botë . Ajo tregon se sa më i fortë që është tërmeti aq më e fortë është dridhja që ndjen në iPhone dhe në krahun e saj .


Comments


1111111.jpg
Lajme të fundit....

Tel: +386-49189797

Portali RilindjaShqiptare u themelua nga një grup i ekspertëve të gazetarisë me bashkpunëtor nga Kosova , Shqipëria dhe Maqedonia , në vitin 2016 .

Përball sfidave të gazetarisë bashkëkohore , të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe origjinale , në Kosovë , Shqipëri , Maqedoni , ndër shqiptarë dhe për shqiptarët - RilindjaShqiptare nuk ishte veçse një kërkesë e kohës .

Materialet dhe informacionet mund të kopjohen , të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Portalit RilindjaShqiptare , në përputhje me kushtet e përdorimit .

© 2016 Portali Rilindjashqiptare. Të gjitha të drejtat e rezervuara

bottom of page