Racion i shkëlqyer që vogëlushët tuaj ta fillojnë ditën mirë
- rilindjashqiptare
- May 20, 2016
- 2 min read

Një nga mëdyshjet e mëngjesit për çdo prind është çfarë t’u japin vogëlushëve për mëngjes , e të jetë ushqim i shëndosh dhe ushqyeshëm . Gjatë asaj kohe , ata janë zgjuar mirë nga gjumi , vrapojnë nga dhoma në dhomë , i hedhin lodrat në të gjitha anët dhe mendojnë cili të jetë çapkënllëku i tyre i ardhshëm .
Për të gjitha këto aktivitete të cilat fillojnë herët në mëngjes u nevojitet mjaft forcë . Për këtë arsye për fëmijë është mjaft me rëndësi ushqimi cilësor sapo që fillon dita – një nga parakushtet më të rëndësishme për rritjen dhe zhvillimin e çdo fëmije .
Mëngjesi e siguron energjinë për funksionimin normal të organizmit , si edhe është pjesë e rëndësishme e ushqimeve të cilat duhet të merren gjatë ditës . Pa e marrë parasysh a e duam „mëngjesin tradicional“ apo jo i cili përmban djathë , vezë dhe mish ose ai i cili bazohet në drithëra , me rëndësi është që ky racon të ketë ushqime të ndryshme , sidomos drithëra dhe pemë . Drithërat gjithnjë e më të popullarizuara për mëngjes nuk janë bërë të tilla pa ndonjë arsye . Shumë nutricionistë dhe shkencëtarë pas hulumtimeve të numërta ua kanë dhënë përparësinë drithërave në krahasim me „ushqimin tradicional“. Sipas hulumtimit të cilin e ka shpallur në vitin 2013 Shoqëria Amerikane për Ushqim , fëmijët të cilët konsumojnë drithëra për mëngjes marrin shumë më tepër karbohidrate të ndërlikuara , fije dhe mikronutrientë , si edhe qumësht dhe produkte qumështi, gjë që e siguron marrjen më të madhe të kalciumit dhe të probiotikëve .
Si zgjedhje e mirë për mëngjesin e fëmijëve rekomandohet zgjedhja e drithërave të ndryshme me kokërr të plotë , siç janë drithërat Nesquik . Përpunimi modern teknologjik i drithërave sipas njohurive më të reja bëhet edhe sipas rekomandimeve mjekësore . Për të siguruar racionin sa më të plotë , veçanërisht për fëmijë, drithërat për mëngjes shpesh pasurohen me vitamina dhe minerale siç janë hekuri , vitamina e kompleksit B , acidi folik , vitamina D, si edhe kalciumi, zinku, magnezi dhe të tjera . Meqenëse mungesa e mineraleve dhe vitaminave të theksuara mund të ndikojë në zhvillimin e fëmijës , mëngjesi i cili përmban drithëra të pasuruara është zgjedhje e mirë për plotësimin e ushqimit të fëmijëve dhe të adoleshentëve .
Drithërat Nestlé për mëngjes të SHKËLQYER kanë asortiment mjaft të pasur të produktit, siç janë NESQUIK® COOKIE CRISP®, CHOCAPIC®, HONEY CHEERIOS®, që janë të pasuruara me vitaminë D, kalcium dhe me hekur . Ato janë mënyrë e mirë që t’i kontribuohet plotësimit të nevojave ditore të fëmijës për vitamina dhe minerale . Të gjitha drithërat Nestlé për fëmijë për mëngjes e përmbajnë kokrrën e plotë si përbërës kryesor (jo më pak se 8g për racion prej 30g).
Racioni me drithëra prej 30g Nestlé për mëngjes , përmban materie të rëndësishme ushqyese , duke përfshirë vitaminën D dhe i përmbush 18 përqind të marrjes ditore . Ato përgatiten me tërë kokrrën e drithërave si përbërës kryesor dhe janë të pasuruara me kalcium dhe kanë shije të shkëlqyer .
Comments