Mbi 13 milionë euro të vjedhura nga bankomatët
- rilindjashqiptare
- May 23, 2016
- 1 min read

Trembëdhjetë milionë dollarë , para të gatshme , janë vjedhur nga bankomatët në Japoni .
Paratë janë nxjerrë me kredit kartela të krijuara me të dhëna të vjedhura nga një bankë e Afrikës Jugore .
Paratë janë vjedhur në më pak se tri orë nga 1400 banokmate në të gjithë Japoninë , raporton agjencia e lajmeve Kyodo .
Banka Standard e Afrikës së Jugut i ka vlerësuar humbjet e saj totale në 19.25 milionë dollarë .
Policia dyshon se mbi 100 persona kanë qenë të përfshirë në këtë krim në Japoni , i cili , sipas agjencisë Kyodo, ka ndodhur më 15 maj .
Shuma maksimale prej 913 dollarësh (100,000 jen) është tërhequr në të 1400 transaksionet , ka thënë Kyodo .
コメント