“Shqipëria e Madhe”, Harta e para 2 shekujve e një Francezi tregon trojet e banuara nga shqiptarët (
- rilindjashqiptare
- May 25, 2016
- 1 min read

Kjo është një hartë e vjetër Franceze e dy shekujve më parë që dëshmon trojet Shqiptare që banoheshin nga Shqiptarët .
Duke e krahasuar me hartën e sotme , për fat të keq shohim se Shqiptarëve i'u është rrëmbyer pjesa më e madhe e territoreve duke u copëzuar mes fqinjve .
Studiusi Artan Shkreli sjell këtë hartë , e krijuar para Kongresit të Berlinit e realizuar nga Francezi Lejean . Në skicimet e Francezit , shihet se ‘Skipetares’ ishin pjesa më e madhe e territoreve , pikërisht ato me ngjyrë të verdhë .
“Pjese nga Harta Etnografike e vitit 1861 , para Kongresit te Berlinit , realizuar nga Frengu Lejean (mos harrohet se Francezet kishin aksesin më të madh në territoret e Perandorine Osmane ate kohë , e për rrjedhoje kishin mundesi te mira për studimin Etnografik të Popujve dhe Etnive qe e popullonin ate ).
Do ishte kurioze , për efekt krahasimi , realizimi i nje Harte të tillë sot pas një shekulli e gjysëm , për të parë se si ka ndryshuar Demografia me shfaqjen dhe konsolidimin e Shteteve moderne Ballkanike . Me perjashtim të njollave sllave (gjelbër) dhe vllehe (blu) Lejean shënon me 1861 si SKIPETARES pjesen tjeter (verdhe)”, shkruan Shkreli .

Comments