top of page
123.jpg

Kohëzgjatja e një sekonde mud të ndryshojë , thonë ekspertët

  • Writer: rilindjashqiptare
    rilindjashqiptare
  • May 26, 2016
  • 1 min read

Për rreth 50 vite , kohëzgjatja e një sekonde është përcaktuar me të njëjtën mënyrë .

Por disa studiues në Gjermani tani besojnë se kanë zbuluar se si mund të krijojnë orën më të saktë në botë , e cila regjistron kohën aq mirë sa që nëse do e kishim përdorur 14 miliadë vite më parë gjatë shpërthimit Big Bang , do të kishte humbur vetëm 100 sekonda .

Ndërkohë që ndryshimi në korrektësinë e orës mund të vihet re shumë pak nga njerëzit , ai mund të jetë i rëndësishëm për lëvizjen me GPS , duke rritur kështu saktësinë në tokë nga metra në centimetra , si dhe rrjetin e energjisë elektrike e ato financiare kompjuterike . Duke qënë se ora përdor një mënyrë të ndryshme të matjes së kohës , ajo mund të ndryshojë kohëzgjatjen e njësive bazë të sekondit , minutit apo orës në një sasi të vogël .

Mënyra se si matet koha bazohet ende në idenë e lavjerrësit , përveç orëve atomike që masin lëvizjen natyrale të një atomi ceziumi . Një shkrim i publikuar në gazetën Optica , flet për një orë të re e cila përdor atome strontium , të cilët bëjnë “tik” më shpejtë se ceziumi .

Nëse një sekondë do të përcaktohej sipas termave të strontiumit , njësia ekuivalente do të ishte rreth 429 000 miliardë cikle . Kjo metodë e të maturit kohëzgjatjen e një sekonde zvogëlon gabimet më pak se 0.2 nanosekonda në 25 fitë , thonë studiuesit ./rilindjashqiptare.net/


Comentarios


1111111.jpg
Lajme të fundit....

Tel: +386-49189797

Portali RilindjaShqiptare u themelua nga një grup i ekspertëve të gazetarisë me bashkpunëtor nga Kosova , Shqipëria dhe Maqedonia , në vitin 2016 .

Përball sfidave të gazetarisë bashkëkohore , të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe origjinale , në Kosovë , Shqipëri , Maqedoni , ndër shqiptarë dhe për shqiptarët - RilindjaShqiptare nuk ishte veçse një kërkesë e kohës .

Materialet dhe informacionet mund të kopjohen , të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Portalit RilindjaShqiptare , në përputhje me kushtet e përdorimit .

© 2016 Portali Rilindjashqiptare. Të gjitha të drejtat e rezervuara

bottom of page