top of page
123.jpg

Si duhet të veproni kur partneri juaj vuan nga depresioni

  • Writer: rilindjashqiptare
    rilindjashqiptare
  • May 27, 2016
  • 1 min read

Të keni partner dikë që vuan nga depresioni është një gjë shumë e vështirë, pasi që është e dhimbshme ta shikoni tek vuan , dhe nuk mund ta ndihmoni.

Mirëpo, gjëja më e mirë që mund ta bëni është të mësoni se si të jetoni me depresionin , në vend se ta luftoni atë në mënyra të ndryshme .

Kjo do të thotë ta pranoni partnerin siç është . Ta lini t’i ketë besimet e dhimbshme dhe negative , edhe kur dëshironi t’i shihni gjërat ndryshe .

Mësoni si ta mbështetni partnerin në përvojat e këqija .

Është e domosdoshme të kujdeseni për partnerin dhe t’i bëni të ndjehen mirë

Ju nuk mund ta shëroni depresionin , njëjtë sikurse nuk mund ta shëroni ndonjë sëmundje tjetër , prandaj është mirë t’i ofroni kujdes në formën e mbështetjes .

Përqendrohuni në gjërat pozitive

Kur gjërat janë duke shkuar keq , është mirë t’ia rikujtoni vetes të gjitha arsyet se përse kujdeseni për partnerin , në vend se të fokusoheni në atë se si sillen kur nuk ndjehen mirë .

Është mirë të fokusoheni në atributet pozitive të partnerit , pasi që është mënyrë e mirë për ta mbështetur veten dhe lidhjen .

Jeni të mëshirshëm

Mbani mend që partneri juaj vuan nga një sëmundje , dhe nuk është faji i tyre që shpeshherë reagojnë keq . Prandaj, përpiquni të jeni sa më të mëshirshëm dhe mendoni sa e vështirë është të jetoni me një sëmundje . Mendoni sa fuqi duhet pasur për t’u ndjerë të sëmurë e në dhimbje , dhe prapë të vazhdoni përpara .


Kommentarer


1111111.jpg
Lajme të fundit....

Tel: +386-49189797

Portali RilindjaShqiptare u themelua nga një grup i ekspertëve të gazetarisë me bashkpunëtor nga Kosova , Shqipëria dhe Maqedonia , në vitin 2016 .

Përball sfidave të gazetarisë bashkëkohore , të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe origjinale , në Kosovë , Shqipëri , Maqedoni , ndër shqiptarë dhe për shqiptarët - RilindjaShqiptare nuk ishte veçse një kërkesë e kohës .

Materialet dhe informacionet mund të kopjohen , të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Portalit RilindjaShqiptare , në përputhje me kushtet e përdorimit .

© 2016 Portali Rilindjashqiptare. Të gjitha të drejtat e rezervuara

bottom of page