top of page
123.jpg

10 Hakerët më të rrezikshëm të të gjithë kohërave (foto)

  • Writer: rilindjashqiptare
    rilindjashqiptare
  • May 29, 2016
  • 3 min read

Hakerët përdorin aftësitë e tyre të jashtëzakonshme për t’u qasur ilegalisht nëpër të dhënat e rëndësishme .

Megjithatë , ata e bëjnë këtë për të treguar aftësitë e tyre , dhe nuk konsiderohet ilegale derisa qasja në të dhëna të bëhet për të mbledhur ato dhe më pas të përdoren për aktivitete ilegale .

Hakerët kryesisht përdorin dobësitë e sistemit për të vjedhur informacione .

Disa hakerë kanë qenë shumë të njohur në botë , jo vetëm për aftësitë e tyre për të hakuar , por edhe për përdorimin e tyre për të përfituar ilegalisht nga ato .

Këta janë hakerët më të famshëm të të gjitha kohërave në botë .

10. Gary McKinnon

Në vitin 2001, McKinnon ka përdorur aftësitë e tij kompjuterike për t’u qasur në sistemin e ushtrisë amerikane .

Ai posa është qasur në sistem , ka filluar të fshijë disa të dhëna të rëndësishme , dhe ka shkaktuar dëme të mëdha financiare .

Hakeri është akuzuar për kryerjen e hakimit më të madh të të gjitha kohërave në ushtri .

9. Micheal Bevan dhe Richard Pryce

Dy Britanik janë qasur në sistemin e Forcave Ajrore të SHBA-së , NASA dhe NATO-s në vitin 1996 dhe kanë filluar të fshijnë të dhëna . Ata ka qenë shumë afër shkaktimit të fillimit të një luftë në mes të SHBA-së dhe Koresë së Veriut për shkak të vjedhjes së të dhënave të ndjeshme në programe nukleare .

8. Kevin Mitnick

Ai është akuzuar për hakim të sistemeve telefonike dhe kompjuterike , ku ka arritur edhe t’i ndryshojë të dhënat , pastaj edhe për përfshirje në hakim të miliona E-maileve .

7. Vladimir Levin

Rusi ka arritur që të qaset në serverët e bankës “Citibank”, dhe ka vjedhur 10 milionë dollarë , e edhe pse është arrestuar kjo bankë ka arritur që të rikthejë vetëm 400 mijë dollarë .

6. Micheal Calce

I njohur si “MafiaBoy” , një student i shkollës së mesme në Kanada , ka lansuar një sulm në Yahoo , FIFA , Dell , Amazon , eBay dhe CNN , duke shkaktuar dëme deri në 1 miliardë dollarë ekonomisë globale .

5. Jeanson James Ancheta

Ancheta ka arritur që të qaset në më shumë se 500 mijë makina kompjuterike për të krijuar “botnets” (e njohur si ushtri zombi) .

4. Adrian Lamo

Lamo ishte një haker mobil , i cili ka sulmuar sistemet kompjuterike duke përdorur vende publike , si internet kafe e kafenetë .

Lamo është paksa më ndryshe se të gjithë të tjerët , pasi ka arritur që jo vetëm t’i gjejë dobësitë , por edhe t’i vë ato në sistemet e hakuara .

3. Owen Walker

Walker ka përdorur pseudonimin AKILL , ndërsa ka krijuar virusin e njohur “Akbot” , i cili ka shkaktuar dëme rreth 26 milionë dollarësh .

2. Albert Gonzalez

Hakeri Kuban ka kryer hakimi më të madh në botë me kredit kartela dhe ATM gjatë vitit 2000 , ndërsa ka arritur të vjedhë 200 milionë dollarë .

1. Astra

ASTRA vazhdon të operojë nën pseudonimin e tij , pasi identiteti i tij ende nuk është zbuluar . Autoritetet greke besojnë se ai është një 58 vjeçar matematikan ndërsa ka shkaktuar dëme me vlerë rreth 360 milionë euro . Sulmet më famëkeqe të tij përfshijnë edhe sulmin kibernetik në ushtrinë franceze , ku ai ka vjedhur e shitur plane për ndërtimin e aeroplanëve luftarak dhe armëve të ndryshme .


Comments


1111111.jpg
Lajme të fundit....

Tel: +386-49189797

Portali RilindjaShqiptare u themelua nga një grup i ekspertëve të gazetarisë me bashkpunëtor nga Kosova , Shqipëria dhe Maqedonia , në vitin 2016 .

Përball sfidave të gazetarisë bashkëkohore , të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe origjinale , në Kosovë , Shqipëri , Maqedoni , ndër shqiptarë dhe për shqiptarët - RilindjaShqiptare nuk ishte veçse një kërkesë e kohës .

Materialet dhe informacionet mund të kopjohen , të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Portalit RilindjaShqiptare , në përputhje me kushtet e përdorimit .

© 2016 Portali Rilindjashqiptare. Të gjitha të drejtat e rezervuara

bottom of page