top of page
123.jpg

Çfarë do të ndodhë më 6.06.2016 ?

  • Writer: rilindjashqiptare
    rilindjashqiptare
  • May 29, 2016
  • 1 min read

Komuniteti i ndjekësve të Satanait në SHBA e ka të shënuar datën 6 qershor 2016 . Data korrespondon me numrin 666 , që njihet si numri i djallit .

Ky komunitet besimtarësh organizon evente në të gjithë botën në këtë datë .

Tempulli satanik i Los Angelesit bëri të ditur se ka organizuar evente në pesë pika të ndryshme të qytetit , sipas një programi sekret . Ata thonë se vendet ku do të mblidhen ndjekësit mund të lokalizohen me GPS dhe formojnë pentagramin e shenjtë , ose siç njihet ndryshe , ylli me pesë cepa.

Ndjekësit e Lancasterit do të mblidhen për të mbështetur Steve Hill , i cili kandidon për në senat . Linja politike e Steve Hill , i cili është pjesë e këtij komuniteti është plotësisht në përputhje me Kushtetutën e SHBA’ve .

Në një komunikatë , Tempulli Satanik sqaron se “do të jemi krah njerëzve të mirë të Lancasterit dhe do të kërkojmë të drejtën kushtetuese për liri individuale , lirinë e shprehjes dhe ndarjen e kishës nga shteti”.

Ndjekësit e këtij sekti thonë se respektojnë çdo qenie njerëzore dhe kafshët .


Comments


1111111.jpg
Lajme të fundit....

Tel: +386-49189797

Portali RilindjaShqiptare u themelua nga një grup i ekspertëve të gazetarisë me bashkpunëtor nga Kosova , Shqipëria dhe Maqedonia , në vitin 2016 .

Përball sfidave të gazetarisë bashkëkohore , të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe origjinale , në Kosovë , Shqipëri , Maqedoni , ndër shqiptarë dhe për shqiptarët - RilindjaShqiptare nuk ishte veçse një kërkesë e kohës .

Materialet dhe informacionet mund të kopjohen , të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Portalit RilindjaShqiptare , në përputhje me kushtet e përdorimit .

© 2016 Portali Rilindjashqiptare. Të gjitha të drejtat e rezervuara

bottom of page