top of page
123.jpg

Pse matematika mund të jetë e lodhshme për disa fëmijë ?

  • Writer: rilindjashqiptare
    rilindjashqiptare
  • May 30, 2016
  • 2 min read

Një “ndjenjë e brendshme” e varfër për numrat , mund të jetë një shenjë e aftësisë së kufizuar për mësimin e matematikës , sugjeron një studim i ri .

Hulumtuesit kishin 71 nxënës të klasës së nëntë , të përcjellë në një studim 10-vjeçar të arritjeve në matematikë , të cilët kryen detyrat , të cilat matën ndjenjën e tyre të lindur për numrat , si p.sh. t’ia qëllojnë se sa pika ishin në një faqe pa pasur kohë t’i numërojnë ato .

Hulumtuesit po ashtu i kanë ndarë nxënësit në katër grupe : ata të cilët shfaqën paaftësi për mësimin e matematikës përgjatë kohëzgjatjes prej një dekade studimi , ata të cilët u renditën nën mesatare , mesatarë ose mbi mesatare në arritjet e matematikës .

Studentët me paaftësi për mësimin e matematikës , në mënyrë të konsiderueshme gabuan në vlerësimin se sa pika ishin në faqe .

Pse disa fëmijë e kanë më vështirë se të tjerët ta mësojnë matematikën ?

Disa fëmijë kanë një ndjenjë intuitive shumë të pasaktë për numrat dhe ne besojmë se këta fëmijë kanë aftësi të kufizuara të të mësuarit të matematikës , të paktën pjesërisht , për shkak të mungesës së këtë lloji të ndjenjës intuitive për numrat , tha Michele Mazzocco , drejtor i Projektit për Zhvillim të aftësive të matematikës në Institutin Kennedy Krieger .

Megjithëse janë të mirë në lëndët tjera , mbi 14 për qind e shkollarëve kanë telashe të vazhdueshme me matematikë . Shkaqet mund të jenë të shumta , përfshirë çështjet si hapësira , kujtesa gjatë punës , ose “ndjenja për numrat”, e cila përfshin aftësinë për t’u përafruar (njoftuar) me numrat.

Një porosi kyçe për prindërit dhe mësuesit është që fëmijët ndryshojnë , sa i përket saktësisë në ndjenjën intuitive për numrat .

Ne mund të presim nga secili fëmijë t’ i perceptojë numrat me saktësi afërsisht të krahasueshme , po ky supozim do të ishte i rremë . Disa nxënës mund të kenë nevojë për më shumë ushtrime për të zhvilluar këtë ndjenjë për numrat , vërejti Mazzocco .

Në të njëjtën kohë , nëse një fëmijë ka vështirësi me matematikën në shkollë , ne nuk duhet të supozojmë se kjo vështirësi është e lidhur me ndjenjën e dobët për numrat : kjo është vetëm njëra nga mundësitë , shtoi ajo .


Kommentarer


1111111.jpg
Lajme të fundit....

Tel: +386-49189797

Portali RilindjaShqiptare u themelua nga një grup i ekspertëve të gazetarisë me bashkpunëtor nga Kosova , Shqipëria dhe Maqedonia , në vitin 2016 .

Përball sfidave të gazetarisë bashkëkohore , të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe origjinale , në Kosovë , Shqipëri , Maqedoni , ndër shqiptarë dhe për shqiptarët - RilindjaShqiptare nuk ishte veçse një kërkesë e kohës .

Materialet dhe informacionet mund të kopjohen , të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Portalit RilindjaShqiptare , në përputhje me kushtet e përdorimit .

© 2016 Portali Rilindjashqiptare. Të gjitha të drejtat e rezervuara

bottom of page