top of page
123.jpg

Këngë për flamurin “Autochtonous” dhe Ballistin [video]

  • Writer: rilindjashqiptare
    rilindjashqiptare
  • May 30, 2016
  • 1 min read

Nata e 14 tetorit 2014 nuk do të harrohet lehtë nga shqiptarët pasi përballja futbollistike ndërmjet Kombëtares së Shqipërisë dhe asaj të Serbisë , përfundoi me një skenar që ka lënë gojëhapur shumë kë.

Ndeshja Serbi-Shqipëri që po zhvillohej në Beograd ishte ndërprerë për shkak të flamurit të “Shqipërisë së madhe” që u valëvit para syve të serbëve , futbollistëve shqiptarë që ishin në fushë dhe miliona teleshikuesve që po shikonin me shumë emocion atë ndeshje .

Flamuri me hartën e “Shqipërisë së Madhe” dhe mbishkrimit “Autchtonous” ka mundur të rezultojë edhe me fatalitet për futbollistët shqiptarë që ishin në stadium për shkak të revoltës që nxiti te tifozët serbë , të cilët edhe njëherë treguan urrejtjen ndaj shqiptarëve .

Përgjegjësinë për këtë veprim tashmë e ka marr Ismail Morina , që ndryshe njihet edhe si Ballisti .

Ai moment tani është jetësuar përmes këngës së titulluar “Autochthonous Biri Im” të publikuar në Youtube nga Frrok Bardhi , i cili është producent i kësaj kënge .

Reshat Arbana e Kastriot Tusha e interpretojnë këtë këngë që është shkruar nga Agim Doci, me muzikë nga Edmond Zhulali . Kurse regjia është bërë nga Llesh Nikolla me koreografi të Skender Haklajt .


Comments


1111111.jpg
Lajme të fundit....

Tel: +386-49189797

Portali RilindjaShqiptare u themelua nga një grup i ekspertëve të gazetarisë me bashkpunëtor nga Kosova , Shqipëria dhe Maqedonia , në vitin 2016 .

Përball sfidave të gazetarisë bashkëkohore , të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe origjinale , në Kosovë , Shqipëri , Maqedoni , ndër shqiptarë dhe për shqiptarët - RilindjaShqiptare nuk ishte veçse një kërkesë e kohës .

Materialet dhe informacionet mund të kopjohen , të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Portalit RilindjaShqiptare , në përputhje me kushtet e përdorimit .

© 2016 Portali Rilindjashqiptare. Të gjitha të drejtat e rezervuara

bottom of page