top of page
123.jpg

Prindi Shqiptar kërcënon : Do ta largoj fëmiun tim nga UT-ja për shkak se jemi të paknaqur !

  • Writer: rilindjashqiptare
    rilindjashqiptare
  • May 31, 2016
  • 2 min read

Një skandal tjetër po tronditë Maqedoninë . Kësaj rradhe në adresë të Universitetit të Tetovës janë adresuar kritika të fuqishme nga prindërit shqiptar të cilët janë të shokuar nga gjendja alarmante në punën e disa universiteteve . Portali Zhurnal në Maqedoni ka publikuar shqetsimin , të cilin e ka ngritur një prind i cili thuhet se dëshiron të mbetet anonim . Ky prind shqiptar i moshës 50 vjeçare ka ngritur shqetsimin se fëmiu i tij i cili është student në UT në degën e fakultetit filozofik , drejtimi psikologji gjatë kohës së studimeve është duke vërejtur një anarki të vërtet në këtë fakultet nga disa profesor të caktuar . Prindi shqiptar rrëfen se disa profesor të caktuar të këtij fakulteti pranë UT-së , bëjn presion të madh ndaj studentëve , me të vetmin qëllim që drejtimi i psikologjisë të mbyllet në Shkup dhe në mënyrë indirekte studentët të kthehen në Tetovë . Ky prind shqiptar për shkak të këti dëshprimi të madh dhe vuajtjeve që përjeton fëmiu i vet , përfundimisht ka vendosur që ta largoj nga Universiteti i Tetovës për shkak se në këtë universitet nuk ka kuadër profesional , ku notim i studentëve bëhet në mënyrë të selektuar . Më poshtë lexoni letrën në mënyrë origjinale :

E nderuar redaksi Zhurnal. Jam ni prind shum i merzitur nga Shkupi. Fmiu jem po studijon ne universitetin e tetoves, po studijon psikologjin. Gjdo dite fmiu jem ven nga fakulteti i merzitem, duke me than: disa profesoresha na hangren shpirtin, kot se mesoj per shkak se kur shkojm ne provim, kta profesoresha na rrezojn neve. Per kete shkak e nderume redaksi Zhurnal, le ta dije bota se ne universitetin e tetoves nuk ka msim por ka pallavra. Un si bab i kam than fmijes tem, ni dit e perpara largoju nga UT dhe ka met regjistru me ni universitet tjeter ku kan nam dhe rend. Ndërkoh, prindi shqiptar mes tjerash apelon që studentët e ardhëshëm ti shmangin regjistrimeve në UT.


Comments


1111111.jpg
Lajme të fundit....

Tel: +386-49189797

Portali RilindjaShqiptare u themelua nga një grup i ekspertëve të gazetarisë me bashkpunëtor nga Kosova , Shqipëria dhe Maqedonia , në vitin 2016 .

Përball sfidave të gazetarisë bashkëkohore , të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe origjinale , në Kosovë , Shqipëri , Maqedoni , ndër shqiptarë dhe për shqiptarët - RilindjaShqiptare nuk ishte veçse një kërkesë e kohës .

Materialet dhe informacionet mund të kopjohen , të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Portalit RilindjaShqiptare , në përputhje me kushtet e përdorimit .

© 2016 Portali Rilindjashqiptare. Të gjitha të drejtat e rezervuara

bottom of page