Projektet e Kompanive Gjermane dhe Vendore të interesuar për punësimin e mijëra të rinjëve
- rilindjashqiptare
- May 31, 2016
- 1 min read

Me mbështetjen e Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale dhe nën organizimin e Odës Ekonomike Gjemano-Kosovare, sot u hap Panairi i Punësimit “Diaspora-investimet dhe punësimi ".
Në këtë panair , Kompanitë Gjermane kanë shfaqur interes të jashtëzakonshëm që në bashkëpunim me Kompani Vendore , të realizojnë projekte që pritet të hapin deri në dhjetëra mijëra vende të reja punës këtë vit dhe vitin vijues .
Në hapje të panairit , Ministri Abrashi falënderoi kompanitë gjermane dhe kompanitë vendore për interesin e tyre në projekte , përmes të cilave hapen vende të reja të punës për të rinjtë nga Kosova .
Panairin e ka përshëndetur edhe koordinatori i Programit për Migrim dhe Zhvillim , Benjamin Wosten . Ai e ka vlerësuar një ditë të shënuar për Kosovën dhe të rinjtë , të cilët sot mund të përfitojnë një vend pune . Me këtë rast , Wosten ka falënderuar për bashkëpunimin e mirë me MPMS-në dhe Odën Ekonomike Kosovaro-Gjermane , për organizimin e suksesshëm të këtij panairi .
Panairi është mbështetur edhe nga Shoqëria Gjermane për Bashkëpunim Ndërkombëtar (GIZ ) , Qendra Informative Gjermane për Migracion , Arsim dhe Karrierë (DIMAK) , Ministria e Tregtisë dhe Industrisë , Ministria e Diasporës dhe Agjencioni Federal për Punë (ZAV) .
Kommentare