top of page
123.jpg

Marketi i cili nuk ka asnjë të punësuar , por ja si funksionon

  • Writer: rilindjashqiptare
    rilindjashqiptare
  • Jun 5, 2016
  • 1 min read

Robert Ilijason , një informaticien në një qytezë të vogël në Suedi , ka hapur një dyqan ushqimor ku nuk ka as edhe një njeri të punësuar .
Klientët duhet të shkarkojnë një aplikacion ku regjistrojnë të dhënat personale të identifikimit , në mënyrë që t’u hapet dera .

Më pas , mjafton të zgjedhin produktet që dëshirojnë dhe ta kryejnë pagesën duke skanuar me celular kodin identifikues mbi kuti .

Ilijason thotë se ideja i erdhi një natë , kur iu nevojit diçka me urgjencë për të birin dhe u detyrua të udhëtojë shumë larg për të gjetur një dyqan hapur .

Për punë sigurie , ai thotë se identifikimi i blerësve bënë që të mos ketë vjedhje . Përveç kësaj , dyqani ka sisteme alarmi dhe kamera , nëse përpiqet të futet dikush që nuk është regjistruar , por deri tani nuk ka pasur probleme .


Comments


1111111.jpg
Lajme të fundit....

Tel: +386-49189797

Portali RilindjaShqiptare u themelua nga një grup i ekspertëve të gazetarisë me bashkpunëtor nga Kosova , Shqipëria dhe Maqedonia , në vitin 2016 .

Përball sfidave të gazetarisë bashkëkohore , të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe origjinale , në Kosovë , Shqipëri , Maqedoni , ndër shqiptarë dhe për shqiptarët - RilindjaShqiptare nuk ishte veçse një kërkesë e kohës .

Materialet dhe informacionet mund të kopjohen , të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Portalit RilindjaShqiptare , në përputhje me kushtet e përdorimit .

© 2016 Portali Rilindjashqiptare. Të gjitha të drejtat e rezervuara

bottom of page