Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme (IHMK)
- rilindjashqiptare
- Jun 5, 2016
- 1 min read

Për pesë ditët e ardhshme në Kosovë , Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka parashikuar se do të mbajë mot me diell dhe vranësira të dendura të cilat ditën e hënë vende-vende do të shoqërohen me reshje shiu , kryesisht në pjesën e dytë të ditës .
Të martën dhe të mërkurën do të mbajë mot me diell.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 9-12 gradë Celsius , kurse maksimalet e ditës do të lëvizin ndërmjet 23-25 gradë Celsius . Gjatë ditës së enjte dhe të premte serish parashihet të ketë shi duke përfshirë vetëm disa lokalitete .
Temperaturat maksimale do ti ruajnë këto vlera , derisa minimalet do të zbresin për 1-2 gradë Celsius . Do të fryjë erë kryesisht nga veri-perendimi me shpejtësi 1-8m/s .
Comments