top of page
123.jpg

Guri: Kemi emrat e nxënësve që kanë kopjuar në Test Kombëtar

  • Writer: rilindjashqiptare
    rilindjashqiptare
  • Jun 8, 2016
  • 1 min read

Kopjimi i nxënësve gjatë dy testeve , atij të arritshmërisë dhe të maturës është bërë përmes rrjeteve sociale .
Ky ishte konstatim i Kryetarit të Këshillit Shtetëror për Teste Kombëtare , Azem Guri në “Rubikon” të KTV-së duke shtuar se tanimë kanë të dhënat e këtyre nxënësve .

“Kemi emrat e nxënësve që kanë kopjuar në test . Atyre do t’u ndalohet mbajtja e testit ndërsa masa dënimi do të ketë edhe për administruesit”, ka thënë ai .

Në anën tjetër , nga Këshilli Shtetëror për Cilësi , Blerim Rexha , ka thënë se shqetësim mbetet kopjimi dhe kësisoj duhet të ndërrohet modeli i këtij testimi .

Mirëpo , konkurrenca mes Komunave se cila do të dalë më e mirë se tjetra në këtë proces bazuar në rezultatet përfundimtare mbetet fokusi i komunave sipas Jonuz Salihajt .

Mendim të njëjtë nuk ndan kryetari i Këshillit Shtetëror për Teste Kombëtare , Azem Guri i cili u shpreh se vetëdijesimi nga të gjitha palët është në nivel më të mirë se vitet e kaluara .

"Llogaridhënia do të ndodhë , ka ndodhë vitin e kaluar dhe do të ndodhë edhe këtë vit", ka thënë Guri , teksa ka shtuar se kopjimi është sfidë për të gjitha vendet në rajon dhe jo vetëm për Kosovën .


Comments


1111111.jpg
Lajme të fundit....

Tel: +386-49189797

Portali RilindjaShqiptare u themelua nga një grup i ekspertëve të gazetarisë me bashkpunëtor nga Kosova , Shqipëria dhe Maqedonia , në vitin 2016 .

Përball sfidave të gazetarisë bashkëkohore , të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe origjinale , në Kosovë , Shqipëri , Maqedoni , ndër shqiptarë dhe për shqiptarët - RilindjaShqiptare nuk ishte veçse një kërkesë e kohës .

Materialet dhe informacionet mund të kopjohen , të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Portalit RilindjaShqiptare , në përputhje me kushtet e përdorimit .

© 2016 Portali Rilindjashqiptare. Të gjitha të drejtat e rezervuara

bottom of page