top of page
123.jpg

Qeveria e Kosovës paralajmëron masa ndëshkuese dhe rritje të akcizës

  • Writer: rilindjashqiptare
    rilindjashqiptare
  • Jun 8, 2016
  • 1 min read

Zbatimi i Marrëveshjes për Stabilizim Asociimit ka filluar të nxjerrë problemet e para për qeverinë .

E njëjta do të lërë në minus 26 milionë të hyra për buxhetin . E kjo pritet të shtyjë ekzekutivin që të rrisë akcizën .

Një fakt të tillë e ka pranuar edhe shefi i financave të shtetit . Hoti nuk ka dhënë detaje se cilët sektorë do të preken me rritjen e akcizës .

Hoti ka paralajmëruar edhe naftëtarët e pa fiskalizuar që është koha e fundit që edhe ata ta kryejnë një proces të tillë . Ai është shprehur i pakënaqur me numrin e bizneseve që kanë shfrytëzuar ligjin për faljen e borxheve si dhe ka paralajmëruar nxjerrjen e një udhëzimi të ri administrativ për pushimet tatimore , me të cilin disa biznese vendëse do të lirohen nga të gjitha obligimet .

Drejtuesit e kësaj administrate kanë thënë se të hyrat kryesisht janë rritur për shkak të gatishmërisë së bizneseve për të kryer obligimet tatimore , por nuk kanë pranuar se atyre po u bëhet presion , duke u lidhur me disa prej ankesave të bizneseve në drejtim të inspektorëve tatimorë .

Ata kanë paralajmëruar nisjen e një aksioni te disa subjekte biznesore , përfshirë edhe këngëtarët që kanë sezonin e tyre të dasmave .

Në këtë konferencë u prezantuan edhe fakte në lidhje me mënyrën e mbledhjes së tatimeve si dhe aksionet për konfiskimin e 143 printerëve jofiskalë , për të cilët janë lëshuar gjithsej 782 gjoba , në vlerë prej 133 250.00 euro .


Comments


1111111.jpg
Lajme të fundit....

Tel: +386-49189797

Portali RilindjaShqiptare u themelua nga një grup i ekspertëve të gazetarisë me bashkpunëtor nga Kosova , Shqipëria dhe Maqedonia , në vitin 2016 .

Përball sfidave të gazetarisë bashkëkohore , të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe origjinale , në Kosovë , Shqipëri , Maqedoni , ndër shqiptarë dhe për shqiptarët - RilindjaShqiptare nuk ishte veçse një kërkesë e kohës .

Materialet dhe informacionet mund të kopjohen , të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Portalit RilindjaShqiptare , në përputhje me kushtet e përdorimit .

© 2016 Portali Rilindjashqiptare. Të gjitha të drejtat e rezervuara

bottom of page