Rritja globale e temperaturave , rrezik për gjithë botën
- rilindjashqiptare
- Jun 10, 2016
- 1 min read

Rritja e temperaturave globale ka ndikuar në sistemin ekonomik global pasi produktiviteti ka rënë ndjeshëm , tregojnë kërkimet e reja .
Zingjiri i furnizimit global është i ndërlidhur si kurrë më parë dhe sipas një studimi të publikuar në revistën “Science Advances” humbjet që lidhen me ndryshimet e klimes globale po përhapen nga vendi në vend .
Studimi ka treguar se është vetëm fillimi i shekullit 21 dhe humbjet në sektorin prodhues janë shumë të mëdha e në këtë mënyrë duke marrë parasysh se temperatura globale është në rritje , humbjet në dekadat e ardhshme mund të rriten ende .
Globalizimi ka nxitur sisteme më të shpejta dhe më efikase të prodhimit , por forcat ekonomike globale kanë zvogëluar diversifikimin .
Në qoftë se një rajon është i veçanërisht i favorshëm për zhvillimin e ndonjë industrie apo për prodhimin e ndonjë produkti të caktuar , atëherë fokusi duhet të jetë më i madh tek ai vend .
Duhet të mendohen metoda alternative për të tejkaluar krizën e cila po vjen së bashku me temperaturën globale në mënyrë që mos të shkaktohet ndonjë kaos i madh në zingjirin global të furnizimit .
“Ne kemi nevojë për shumë bashkëpunëtor si meteorolog dhe ekonomist dhe të tjerë që të hartojmë plane për situatat ekstreme por ka nevojë të dihet se shoqëria duhet të bëhet më e durueshme , më elastike dhe më fleksibile në raport me ndryshimet intensive të temperaturave globale”, kanë thënë në fund studiuesit .
Comments