top of page
123.jpg

Sezoni turistik "forcon" Lekun në raport me valutat e forta në Shqipëri

  • Writer: rilindjashqiptare
    rilindjashqiptare
  • Jun 11, 2016
  • 1 min read

Fillimi i sezonit turistik në Shqipëri është shoqëruar me dobësimin e valutave , kryesisht Euros , një dukuri që ndodh çdo vit në këtë periudhë .

Sipas kursit të Bankës së Shqipërisë , dollari këmbehet me 121.9 lekë , ndërsa monedha europiane me 138.5 lekë .

Rënia e Euros kundrejt Lekut është pasojë e rritjes së ofertës nga turistët , ndërkohë që transaksionet nga tregtarët dhe bankat mësohet se kanë qenë në nivele normale . Ndërsa dobësimi i dollarit reflekton ecurinë e bursave ndërkombëtare .

Në këto të fundit , monedha europiane këmbehet me 1 dollar e 13 cent . Gjatë periudhës në vijim pritet në rënie e mëtjeshme e euros . Kjo për shkak të valutës që do të sjellin me vete emigrantët që do të kthehen në atdhe për pushime , por edhe turistët e huaj .

Një euro e dobët favorizon të gjithë ata që kanë kredi në këtë monedhë pasi do të paguajnë më pak për këstet mujorë . Gjithashtu , importuesit do i blejnë më lirë mallrat , çka paralajmëron rënie të çmimeve në treg .

Nga ana tjetër , edhe qeveria do të paguaj më pak për shlyerjen e interesave të borxhit të jashtëm . Me humbje dalin eksportuesit , norma e fitimit të së cilëve do të ulet .


Comments


1111111.jpg
Lajme të fundit....

Tel: +386-49189797

Portali RilindjaShqiptare u themelua nga një grup i ekspertëve të gazetarisë me bashkpunëtor nga Kosova , Shqipëria dhe Maqedonia , në vitin 2016 .

Përball sfidave të gazetarisë bashkëkohore , të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe origjinale , në Kosovë , Shqipëri , Maqedoni , ndër shqiptarë dhe për shqiptarët - RilindjaShqiptare nuk ishte veçse një kërkesë e kohës .

Materialet dhe informacionet mund të kopjohen , të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Portalit RilindjaShqiptare , në përputhje me kushtet e përdorimit .

© 2016 Portali Rilindjashqiptare. Të gjitha të drejtat e rezervuara

bottom of page