Bujqit me kartela , marrin naftën me çmim më të lirë
- rilindjashqiptare
- Jun 13, 2016
- 1 min read

Në një njoftim për media thuhet se aktiviteti i sotëm ka për qëllim stimulimin e prodhimit vendor ngase siç thanë ata pa prodhim vendor ekonomia e vendit nuk do të mund të ketë zhvillim të mirëfilltë .
Kompania e derivateve të naftës Al Petrol , në bashkëpunim me Odën Amerikane kanë nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi për t’i pajisur të gjithë bujqit e Kosovës me kartela , me anë të së cilave bujqit do të kenë mundësi që të furnizohen me derivate me çmime më të ulët në të gjitha pikat e Al Petrol nëpër Kosovë , ku gjithsej janë mbi 70 sosh .
Në një njoftim për media thuhet se aktiviteti i sotëm ka për qëllim stimulimin e prodhimit vendor ngase siç thanë ata pa prodhim vendor ekonomia e vendit nuk do të mund të ketë zhvillim të mirëfilltë .
“Duke marr parasysh që në pranverë bujqit janë ata të cilët kanë nevojë për lehtësira në forma të ndryshme , Al Petrol u përkujdes që sado pak t’ju dal në ndihmë . Këtë herë duke ju ofruar lehtësira për furnizim me derivate në kompaninë tonë”, thuhet në njoftim .
Ndërkaq ndihma e ofruar nga kjo kompani u çmua lartë edhe nga Oda Ekonomike Amerikane , ku sipas tyre ky duhet të jetë shembull edhe për kompanitë tjera private në Kosovë .
Arian Zeka , drejtor ekzekutiv në Odën Ekonomike Amerikane në Kosovë , falënderoi Al Petrolin për mbështetjen që i ofroi bujqve të Kosovës dhe ju bëri thirrje komunitetit të biznesit që ta ndjekin këtë shembull .
Comments