top of page
123.jpg

Ja pse ju vjen fatura e lartë e energjisë elektrike edhe kur i fikni të gjitha pajisjet

  • Writer: rilindjashqiptare
    rilindjashqiptare
  • Jun 13, 2016
  • 1 min read

Kur shtypni butonin e fikjes , shumë pajisje elektronike , si televizori , DVR apo modemi satelitor nuk fiken totalisht , por qëndrojnë në “gjendje pushimi”.

Gjatë kësaj kohe , ato bëjnë përditësime dhe gjëra të tjera teknike , duke konsumuar kështu gjatë gjithë kohës energji elektrike .

Sipas Departamentit Amerikan të Enegjisë , këto pajisje janë përgjegjëse për më shumë se 10 përqind të enegjisë së shpenzuar në muaj .

Por ato nuk janë të vetmet që shpërdorojnë energjinë elektrike . Pjesa më e madhe e njerëve i mbajnë të gjitha prizat e vëna 24/7 . Vetëm karikuesit e telefonave shpenzojnë rreth 26 wat në ditë kur qëndrojnë në prizë pa u përdorur .

Karikimi i laptopit është gjithashtu shpenzim energjie , duke konsumuar 4.42 wat kur nuk është në përdorim dhe 29.48 wat kur është në prizë dhe laptopi është i karikuar totalisht .

Por çfarë mund të bëni për të kursyer sa më shumë energji elektrike ?

Testojeni shtëpinë për përdorim të tepërt të energjisë

Për të kontrolluar nëse në shtëpinë tuaj energjia po shkon dëm , kontrolloni matësin e energjisë elektrike , duke fikur më parë gjithçka. Nëse ai vijon të xhirojë do të thotë se pajisjet vijojnë të konsumojnë energji .

Hiqni nga priza çdo gjë që nuk përdorni .


Comments


1111111.jpg
Lajme të fundit....

Tel: +386-49189797

Portali RilindjaShqiptare u themelua nga një grup i ekspertëve të gazetarisë me bashkpunëtor nga Kosova , Shqipëria dhe Maqedonia , në vitin 2016 .

Përball sfidave të gazetarisë bashkëkohore , të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe origjinale , në Kosovë , Shqipëri , Maqedoni , ndër shqiptarë dhe për shqiptarët - RilindjaShqiptare nuk ishte veçse një kërkesë e kohës .

Materialet dhe informacionet mund të kopjohen , të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Portalit RilindjaShqiptare , në përputhje me kushtet e përdorimit .

© 2016 Portali Rilindjashqiptare. Të gjitha të drejtat e rezervuara

bottom of page