Gjeniu 13 vjeçar, që mund ta ndryshojë botën [video]
- rilindjashqiptare
- Jun 22, 2016
- 1 min read

Një 13 vjeçar konsiderohet gjeni dhe krahasohet me Nikola Teslan , transmeton Koha.net .
“Tingëllon vetëlavduese , por që nga dita e parë që jam bërë për të ditur, e kam parë se në këtë planet jam me arsye”, është shprehur Maxwell Loughan , 13 vjeçar , i cili ka konstruktuar pajisjen që prodhon energji pa shpenzime .
Shpikja e tij rikujton kalemat e Teslas dhe punon sipas të njëjtit parim që e kishte përshkruar shkencëtari dekada më parë .
Ajo që më së shumti e karakterizon këtë mjet është thjeshtësia e tij , akumulon energjinë elektromagnetike nga atmosfera e Tokës dhe e shndërron rrymë që mund të shfrytëzohet për furnizimin me energji të pajisjeve elektrike .
Maxwell këtë shpikje e kishte zbuluar në punëtorinë e babës së vet të cilën e ka shndërruar në laborator , me materialet që i ka blerë për vetëm 15 dollarë dhe ka dëshmuar se pajisja e tij mund të furnizojë serinë e llambave LED, gjë që e ka demonstruar përmes një videoje .
Djaloshi kishte krijuar nga konserva e kafes , teli , dy kalema dhe luga akumulatorin e elektromagnetik të energjisë i cili mund të induktojë radiovalë , energji termale e statike dhe të gjitha këto t’i shndërrojë në energji të përdorshme elektrike .
“Kjo lugë e merr energjinë nga ajri dhe brenda konservës së kafes atë energji mund ta shndërrojmë nga e alternuar në të njëtrajtshme”, ka sqaruar gjeniu i vogël .
“Qëllimi im ishte të ndihmoj botën. Dëshiroj të ndërtoj ardhmërinë në të cilën të gjithë njerëzit mund të jenë të lumtur dhe të sigurt”, ka thënë Maxwell.
Comments