top of page
123.jpg

Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme (IHMK)

  • Writer: rilindjashqiptare
    rilindjashqiptare
  • Jun 26, 2016
  • 1 min read

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se gjatë pesë ditëve të ardhshme do të kemi mot të ndryshueshëm .

Në një njoftim për media bëhet e ditur se dy ditët e para të javës do të kenë mot me vranësira të çrregullta të cilat herë pas here do të shoqërohen me shi dhe shkarkime rrufesh .

Sipas IHMK-së , temperaturat minimale do të lëvizin mes 14 e 16 gradë Celsius , ndërsa maksimalet e ditës do të lëvizin nga 25 në 27 gradë Celsius .

Nga dita e mërkurë , sërish pritet të ngriten temperaturat , ku ato do të sillen mes 29 e 31 gradë Celsius .

Vranësirat për shkak të zhvillimit enorm dhe gjendjes ciklonike kanë mundësi që nëpër territore të vogla të sjellin edhe rrebeshe shiu të përcjella me breshër , thuhet në njoftim .

Më tej në njoftim thuhet se të premten sipas ecurive sinoptike pritet të ketë zhvillim të vranësirave të cilat pritet të sjellin riga lokale shiu . Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 15-17 gradë Celsius , kurse maksimalet e ditë s pritet të arrijnë ndërmjet 29-32 gradë Celsius .


Comentarios


1111111.jpg
Lajme të fundit....

Tel: +386-49189797

Portali RilindjaShqiptare u themelua nga një grup i ekspertëve të gazetarisë me bashkpunëtor nga Kosova , Shqipëria dhe Maqedonia , në vitin 2016 .

Përball sfidave të gazetarisë bashkëkohore , të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe origjinale , në Kosovë , Shqipëri , Maqedoni , ndër shqiptarë dhe për shqiptarët - RilindjaShqiptare nuk ishte veçse një kërkesë e kohës .

Materialet dhe informacionet mund të kopjohen , të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Portalit RilindjaShqiptare , në përputhje me kushtet e përdorimit .

© 2016 Portali Rilindjashqiptare. Të gjitha të drejtat e rezervuara

bottom of page