top of page
123.jpg

Shoqata Shqiptare e Turizmit jap alarm , se "bregdeti shqiptarë po shkatrrohet"

  • Writer: rilindjashqiptare
    rilindjashqiptare
  • Jun 26, 2016
  • 2 min read

Shoqata Shqiptare e Turizmit (ATA) jep alarmin se punimet që po kryhen nga qeveria në disa zona bregdetare , papastëritë dhe ndërprerja e vazhdueshme e energjisë elektrike do ta dëmtojnë seriozisht turizmin këtë vit .

“Ndërsa në këto 3 vite nuk u mbajt premtimi për stimulim të industrisë me një paketë dinjitoze fiskale , sikundër fqinjët , të paktën sot nuk duhej të kishim ndërprerje të energjisë elektrike , rritje të çmimi të energjisë në mënyrë abuzive , kjo e konfirmuar edhe nga ERE , si dhe luhatje tensioni dhe dëmtim pajisjesh në të gjithë vendin”, thuhet në një deklaratë të ATA .

Shoqata shpreh gjithashtu shqetësimin se plazhet janë të papastra , si pasojë e mbetjeve urbane të pa-mbledhura dhe punimeve që po kryhen në mes të sezonit . Infrastruktura rrugore , lë gjithashtu për të dëshiruar . “Qytetet kryesore bregdetare janë kthyer dhe kanë mbetur në kantiere ndërtimi . Prania e plehrave dhe papastërtitë kanë krijuar vatra insektesh dhe sëmundjesh dhe kafshë rrugësh në shumicën e rasteve të pa-vaksinuara . Akset rrugore që furnizojnë zonat strategjike bregdetare janë më të ngushta se shëtitoret e këmbësorëve buzë detit . Ende ka një situatë të paqartë për administrimin e plazheve . Industria nuk e meritonte këtë perfomancë dhe sforcim në vigjilje të një sezoni delikat”, shprehet ATA .

Në deklaratë kritikohet edhe mungesa e stimujve fiskalë nga qeveria . “Në një skenar të ri , i cili përmban sfida dhe mundësi të padiskutueshme , Mali i Zi , Serbia e Maqedonia unifikojnë politikat dhe veçanërisht stimujt fiskalë për të tërhequr sa më shumë turistë nga Europa . Të tre këto vende subvencionojnë deri në 15 euro për çdo natë qëndrimi për çdo turist . Në veçanti Maqedonia vë në dispozicion një fond prej 5 milionë eurosh për të stimuluar fluturimet “Low Cost” dhe qëndrimet në vend .

Mali i Zi po ndërton resortin më luksoz në Mesdhe . Serbia investon në pasurimin e portofolit të eventeve , ndërkohë që Shqipëria fillon sezonin e vonuar me energji 48 % më të shtrenjtë dhe shërbime ri-konstruktuese të sistemit të shpërndarjes së energjisë në vijën bregdetare nga 15 – 30 korrik dhe 12 orë ndërprerje të energjisë në ditë”, vijon më tej deklarata .

Punime po kryhen në plazhin e Vlorës për ndërtimin e lungomares dhe po ashtu edhe në Himarë , për ndërtimin e shëtitores së re . Ne veçanti banorët e Himarës e kanë kundërshtuar ndërtimin e shëtitores , pasi e konsiderojnë si betonizim të ranishtes dhe prishje të harmonisë së qytetit .


Comments


1111111.jpg
Lajme të fundit....

Tel: +386-49189797

Portali RilindjaShqiptare u themelua nga një grup i ekspertëve të gazetarisë me bashkpunëtor nga Kosova , Shqipëria dhe Maqedonia , në vitin 2016 .

Përball sfidave të gazetarisë bashkëkohore , të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe origjinale , në Kosovë , Shqipëri , Maqedoni , ndër shqiptarë dhe për shqiptarët - RilindjaShqiptare nuk ishte veçse një kërkesë e kohës .

Materialet dhe informacionet mund të kopjohen , të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Portalit RilindjaShqiptare , në përputhje me kushtet e përdorimit .

© 2016 Portali Rilindjashqiptare. Të gjitha të drejtat e rezervuara

bottom of page