top of page
123.jpg

Sërish çmime të reja të karburanteve

  • Writer: rilindjashqiptare
    rilindjashqiptare
  • Jun 27, 2016
  • 1 min read

Karburantet në Maqedoni prej sonte në mesnatë lirohen për gjysmë denari për litër , kështu vendosi sot Komisioni Rregullator për Energjetikë (KRrE) .

Me vendimin bëhet zvogëlimi i çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës mesatarisht për 1.18 , përkatësisht për 1.71 për qind .

Çmimi i ri i shitjes me pakicë të eurosuper BS - 95 do të arrijë 63 denarë (1.02 euro) për litër , eurosuper BS-98 do të shitet për 64.51 , EURODIZEL (D-E V) për 49.50 , ndërsa Ekstra vaji i lehtë për amvisëri për 38 denarë për litër .

Me vendimin e KRrE-së për 0.169 denarë për kilogram rritet çmimi i shitjes me pakicë i mazutit M-1 NS dhe do të arrijë 21.788 denarë për kilogram .

Si arsye për zvogëlimin e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës nga KRrE-ja i potencojnë për 2.71 për qind çmimin më të ulët mesatar të naftës së papërpunuar në tregun botëror në 14 ditët e fundit dhe për 1.16 për qind kursi më i lartë i denarit në raport me dollarin .


Comments


1111111.jpg
Lajme të fundit....

Tel: +386-49189797

Portali RilindjaShqiptare u themelua nga një grup i ekspertëve të gazetarisë me bashkpunëtor nga Kosova , Shqipëria dhe Maqedonia , në vitin 2016 .

Përball sfidave të gazetarisë bashkëkohore , të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe origjinale , në Kosovë , Shqipëri , Maqedoni , ndër shqiptarë dhe për shqiptarët - RilindjaShqiptare nuk ishte veçse një kërkesë e kohës .

Materialet dhe informacionet mund të kopjohen , të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Portalit RilindjaShqiptare , në përputhje me kushtet e përdorimit .

© 2016 Portali Rilindjashqiptare. Të gjitha të drejtat e rezervuara

bottom of page