top of page
123.jpg

Universiteti i Prishtinës me 8 korrik do të shpallë konkursin për studentët e rinj

  • Writer: rilindjashqiptare
    rilindjashqiptare
  • Jun 27, 2016
  • 2 min read

Universiteti i Prishtinës më 8 korrik do ta shpallë konkursin për regjistrim të studentëve të rinj në nivelin bachelor , derisa në të gjitha drejtimet në këtë universitet do të pranohen rreth 8 mijë e 500 studentë të rinj .

Këtë lajm e ka konfirmuar Rektori i Universitetit të Prishtinës , Marjan Dema .

“Edhe këtu kemi plane veprimi , natyrisht plani i veprimit të realizimit të konkursit për pranimin e studentëve të rinj është bërë për t’u përshtatur me afatet e provimeve të maturës , kështu që me 8 korrik do të shpallet konkursi . Numrin e studentëve që do të pranohen ende nuk e kemi miratuar në Senat , por qëllimi ynë është që të zvogëlohet numri , të zvogëlohet gjithashtu numri i programeve në mënyrë që ta rrisim cilësinë .

Këta janë dy komponentë të cilët do të na ndihmojnë në këtë aspekt , kur kihet parasysh se ne i kemi edhe gjashtë universitete tjera publike , duhet të ju japim edhe atyre rast të kenë studentë . Natyrisht që interesimi i studentëve është për UP-në , por megjithatë , mua më vjen keq që UP-ja i ka kapacitetet e limituara , qofshin hapësirat apo personeli akademik”, ka thënë ai .

Megjithatë , i pari i Universitetit të Prishtinës thotë se edhe pse nuk është vendosur për numrin e saktë të studentëve , ai do të sillet rreth 8 mijë e 500 .

“Nuk dua të prejudikoj me numrin e studentëve në pranim , se është çështje e senatit dhe ministrit të na e sjell numrin , por afërsisht do të jenë rreth 8 mijë e 500 studentë të rregullt , me korrespodencë , minoritarë .

Këtë vit ndoshta do t’ia bëjmë një kërkesë ministrit që të na lejoj një kuotë për shqiptarët e Luginës së Preshevës dhe të Malit të Zi”, ka deklaruar rektori .

Përndryshe, Universiteti i Prishtinës bënë kërkesë për numër të studentëve të rinj që mund t’i regjistroj çdo vit akademik, të cilën pastaj ia miraton ministri i Arsimit.


Comments


1111111.jpg
Lajme të fundit....

Tel: +386-49189797

Portali RilindjaShqiptare u themelua nga një grup i ekspertëve të gazetarisë me bashkpunëtor nga Kosova , Shqipëria dhe Maqedonia , në vitin 2016 .

Përball sfidave të gazetarisë bashkëkohore , të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe origjinale , në Kosovë , Shqipëri , Maqedoni , ndër shqiptarë dhe për shqiptarët - RilindjaShqiptare nuk ishte veçse një kërkesë e kohës .

Materialet dhe informacionet mund të kopjohen , të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Portalit RilindjaShqiptare , në përputhje me kushtet e përdorimit .

© 2016 Portali Rilindjashqiptare. Të gjitha të drejtat e rezervuara

bottom of page