top of page
123.jpg

MeF : Edhe 2 muaj afat për faljen e borxheve publike

  • Writer: rilindjashqiptare
    rilindjashqiptare
  • Jun 28, 2016
  • 1 min read

Komisioni Koordinues Ndërinstitucional për Faljen e Borxheve njofton se Raportet e dërguara nga institucionet e përfshira në zbatim të Ligjit për Faljen e Borxheve Publike deri më tani kanë ofruar këtë gjendje të borxheve të pasqyruara për periudhën 2000-2008 ku deri më tani janë falur borxhet në shumën prej 136,618,369.76 euro për personat përfitues .

Ndërsa , siç bën me dije Ministria e Financave , nga fillimi i zbatimit të ligjit për faljen e borxheve publike e deri më tani janë inkasuar të hyra në shumën prej 20,526,290.24 euro .

“Kurse , nga raportet e ofruara nga institucionet relevante , borxhet e mbetura për periudhën 2000-2008 janë në shumën prej 295,128,590.66 euro si subjekt i faljes për përfituesit e mundshëm deri në shfuqizimin e ligjit . Në këto të dhëna nuk janë përfshirë borxhet ndaj KEK-ut”, thuhet në njoftimin e MeF-së .

Me këtë rast , Komisioni Koordinues Ndërinstitucional për Faljen e Borxheve njofton të gjithë qytetarët të cilët kanë borxhe ndaj Administratës Tatimore të Kosovës , Doganës , Tatimit në Pronë si dhe ndërmarrjeve publike , se Ligji për faljen borxheve shfuqizohet më 3 shtator 2016 .

“Prandaj , ftohen qytetarët që ta shfrytëzojnë këtë afat të mbetur kohor dhe të kontaktojnë me Organizatat Buxhetore dhe Ndërmarrjet publike për të lidhur marrëveshje për faljen e borxheve publike ndaj tyre”, përfundon njoftimi i Ministrisë së Financave .


Comments


1111111.jpg
Lajme të fundit....

Tel: +386-49189797

Portali RilindjaShqiptare u themelua nga një grup i ekspertëve të gazetarisë me bashkpunëtor nga Kosova , Shqipëria dhe Maqedonia , në vitin 2016 .

Përball sfidave të gazetarisë bashkëkohore , të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe origjinale , në Kosovë , Shqipëri , Maqedoni , ndër shqiptarë dhe për shqiptarët - RilindjaShqiptare nuk ishte veçse një kërkesë e kohës .

Materialet dhe informacionet mund të kopjohen , të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Portalit RilindjaShqiptare , në përputhje me kushtet e përdorimit .

© 2016 Portali Rilindjashqiptare. Të gjitha të drejtat e rezervuara

bottom of page