top of page
123.jpg

Sauditët të interesuar për blerjen e facebook-ut , ofrojnë 250 miliardë dollarë

  • Writer: rilindjashqiptare
    rilindjashqiptare
  • Jun 28, 2016
  • 1 min read

Sipas “al-Okaz”, një gazetë e përditshme në Arabinë Saudite – Princi saudit , Mohammad Bin Salman , zëvendësprinci i kurorës dhe ministri më i ri i Mbrojtjes në botë , ka bërë një ofertë për të blerë rrjetin social më të madh në botë, për gati dy herë më shumë se vlera momentale e tij në treg .

Awdnews raporton se analistët e tregut besojnë se motivi saudit është që t’ia zë frymën rrjedhës së demonstratave pro-demokratike në rritje në mbretërinë e pasur të naftës .

“Lartmadhëria e tij Mbretërore , Princi Moghammad Bin Salman u takua me bashkëthemeluesin e Facebook , Mark Zuckerberg të mërkurën për t’ia shprehur pakënaqësinë e Madhërisë së tij Mbretit Salman , me korporatën e Facebook për lejimin e grupeve të paligjshme që të organizojnë aktivitete kriminale”, kështu ka shkruar agjencia e lajmeve saudite “SPA” gjatë vizitës së Princit në Washington .

Wael Ghonim, shefi ekzekutiv i marketingut të inkorporuar të Google në Egjipt, i cili organizoi protestat pro-demokratikë përmes Facebook në vendin e cili rrëzoi diktatorin egjiptian Hosni Mubarak, e ka dënuar fuqishëm ofertën e bërë nga Princi saudit.


Comments


1111111.jpg
Lajme të fundit....

Tel: +386-49189797

Portali RilindjaShqiptare u themelua nga një grup i ekspertëve të gazetarisë me bashkpunëtor nga Kosova , Shqipëria dhe Maqedonia , në vitin 2016 .

Përball sfidave të gazetarisë bashkëkohore , të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe origjinale , në Kosovë , Shqipëri , Maqedoni , ndër shqiptarë dhe për shqiptarët - RilindjaShqiptare nuk ishte veçse një kërkesë e kohës .

Materialet dhe informacionet mund të kopjohen , të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Portalit RilindjaShqiptare , në përputhje me kushtet e përdorimit .

© 2016 Portali Rilindjashqiptare. Të gjitha të drejtat e rezervuara

bottom of page