top of page
123.jpg

Publikohen rezultatet e testit të maturës , kjo është kalueshmëria..

  • Writer: rilindjashqiptare
    rilindjashqiptare
  • Jun 30, 2016
  • 1 min read

Rreth 74 për qind e maturantëve nga të gjitha komunat e Kosovës e kanë kaluar Testin e Maturës, ka bërë të ditur sot Komisioni Shtetëror i Maturës .

Në një konferencë për media , ky komision ka bërë të ditur se testi i maturës është anuluar në gjashtë qendra dhe do të përsëritet nesër .

Provimit të maturës i janë nënshtruar gjithsej 31 mijë e 482 maturantë , prej të cilëve kanë kaluar 23 mijë e 323 maturantë ose kandidatë ndërsa për afatin e gushtit mbeten 8 mijë e 159 kandidatë .

Kryetari i Komisionit Shtetëror të Maturës , Azem Guri , ka thënë se do të ketë përsëritje të testit në 6 qendra, nga një paralele . “Në gjashtë qendra të testimit përsëritet testi nga një paralele , atë e kemi pjesë e parë në Prishtinë në dy qendra , një në mësimin në gjuhën turke dhe një në mësim në gjuhën shqipe , në Gjilan, pjesa e parë , ndërsa pjesa e dytë e kemi një paralele në Istog , një në Fushë-Kosovë dhe një në Gjakovë”, ka thënë Guri . Sipas tij , testi i maturës iu është anuluar 62 kandidatëve si rezultat i mospërfilljes së rregullave dhe përgjegjësisë , të cilat kanë qenë të obliguara sipas legjislacionit në fuqi .


Comments


1111111.jpg
Lajme të fundit....

Tel: +386-49189797

Portali RilindjaShqiptare u themelua nga një grup i ekspertëve të gazetarisë me bashkpunëtor nga Kosova , Shqipëria dhe Maqedonia , në vitin 2016 .

Përball sfidave të gazetarisë bashkëkohore , të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe origjinale , në Kosovë , Shqipëri , Maqedoni , ndër shqiptarë dhe për shqiptarët - RilindjaShqiptare nuk ishte veçse një kërkesë e kohës .

Materialet dhe informacionet mund të kopjohen , të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Portalit RilindjaShqiptare , në përputhje me kushtet e përdorimit .

© 2016 Portali Rilindjashqiptare. Të gjitha të drejtat e rezervuara

bottom of page