top of page
123.jpg

Iluzionisti i famshëm zviceran mahnit publikun turk

  • Writer: rilindjashqiptare
    rilindjashqiptare
  • Jul 4, 2016
  • 1 min read

Në kuadër të turneut nëpër metropolet botërore iluzionisti nga Zvicra , në botë i njohur për nga aftësitë e realizimit të trukeve të mahnitshme magjike , Peter Marvey në Antalya organizoi spektaklin e madh “Magjistarët pa kufij”, shkruan AA .

Në këtë mënyrë manifestimi EXPO 2016 në qytetin turk në brigjet jugperëndimore të Mesdheut mblodhi mijëra turistë dhe banorë vendas të cilët dëshmuan për truket e mahnitshme iluzioniste të zviceranit të njohur botëror .

Brohoritje më të mëdha shkaktoi performanca e tij në të cilën , pas drejtimit të biçikletës së fitnesit , trupi i tij u nda në trup dhe këmbë . Publiku me duartrokitje përcolli edhe truket e Marvey me qëndrimin pezull në ajër , zhdukjen dhe paraqitjen përsëri në skenë , lirimin nga prangat dhe shumë ndërhyrje tjera .

Antalya , në të cilën janë të vendosura vendpushimet më luksoze , ndryshe konsiderohet si kryeqendër e rivierës turke emri i së cilës do të thotë “ylli i ndritshëm i Detit Mesdhe”.


留言


1111111.jpg
Lajme të fundit....

Tel: +386-49189797

Portali RilindjaShqiptare u themelua nga një grup i ekspertëve të gazetarisë me bashkpunëtor nga Kosova , Shqipëria dhe Maqedonia , në vitin 2016 .

Përball sfidave të gazetarisë bashkëkohore , të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe origjinale , në Kosovë , Shqipëri , Maqedoni , ndër shqiptarë dhe për shqiptarët - RilindjaShqiptare nuk ishte veçse një kërkesë e kohës .

Materialet dhe informacionet mund të kopjohen , të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Portalit RilindjaShqiptare , në përputhje me kushtet e përdorimit .

© 2016 Portali Rilindjashqiptare. Të gjitha të drejtat e rezervuara

bottom of page