Art Clubi "Rifat Kukaj" organizon Orën Letrare te Guri i Plakes në Drenas
- rilindjashqiptare
- Jul 7, 2016
- 1 min read

Sot te Guri i Plakës në Drensa (Gllogoc) në ora 11 është mbajtur Ora Letrare tradicionale , po ashtu është shfaqur edhe një Ekpozitë e piktorëve profesionistë Bislim Elshani dhe Visar Sylaj , e organizuar nga ArtKlubi Letrar "Rifat Kukaj" Drenas .
Të pranishëm ishin edhe mysafirë shkrimtarë nga Kosova , Presheva e Shqiperia . U lexuan shumë poezi nga shumë shkrimtarë .
Festivali vazhdoi me promovimin i librave "Thesari Kombëtar 5 dhe 6" nga Shoqata e Shkrimtarëve Shqiptarë në Suedi . Ndërkohë është mbajtur edhe tryeza tematike "Debat me shkrimtarin e diasporës Hamit Gurguri" për krijimtarinë e të cilit folën Nexhat Rexha dhe Xheladin Mjeku .
Në Orë Letrare që po konsiderohet tradicionale u ndanë edhe çmime për poezitë më të mira . Juria e përbër nga Rushit Ramabaja , Xheladin Mjeku e Bedri Tahiri përzgjidhen poezitë e poetëve të Remzie Zekollit me çmimin e parë , çmimin e dytë iu nda Dibran Fylli dhe Erëmira Jusufi , ndërsa çmimi i tretë iu nda dy poetëve prizrenas me shifrat Berat Baftiu dhe shifra prizrenasi.
Manifestimi u përmbyllë me ndarjen çmimit special, e që iu dha shkrimtarit nga diaspora Hamit Gurgurit që jeton dhe vepron në Suedi .





Comments