top of page
123.jpg

Mësoni se çfarë ju tha gazetarëve , Sami Frashëri për turqit ?

  • Writer: rilindjashqiptare
    rilindjashqiptare
  • Jul 10, 2016
  • 2 min read

Sami Frashëri

Kur e pyetën rilindasin dhe patriotin Sami Frashëri se si mund ta flakin tej zgjedhën turke , shqiptarët , ai tha: “Turqia me dashuri e me mirësi s’jep gjë kurrë . Prandaj edhe shqiptarëve… me hir s’u ka për të dhënë gjë. Shqiptarët duhet t’ua marrin turqve me pahir ato që duan”.

E drejta dhe fuqia

Kur shkroi veprën e tij “Shqipëria ç’ka qënë , ç’është e ç’do të bëhet”, e pyetën Sami Frashërin : A do të jenë të zotët shqiptarët ta mbajnë e ta ruajnë veten ? Sigurisht – u përgjigj ai ! Dy gjëra duhen në këtë jetë për të ruajtur e mbajtur me nder atë që të takon : e drejta dhe fuqia . Dhe këto populli shqiptar i ka .

Me hir e me pahir

Duke iu përgjigjur pyetjeve të disa gazetarëve të huaj në Stamboll nëse qeveria osmane do t’ia jepte Shqipërisë reformat e premtuara , Sami Frashëri u tha : “Porta e Lartë me dashuri e me mirësi nuk të jep gjë kurrë . Ajo e do më mirë humbjen e Shqipërisë e ta ndajë në mes armiqve që na rrethojnë , se sa t’ua lërë shqiptarëve ta ndreqin e ta lulëzojnë . Prandaj meqë sulltani me hir s’ka për të na dhënë gjë , shqiptarët duhet t’ia marrin atij me pahir . Ta kërkojmë me fjalë , por gjithmonë duke mbajtur në dorë pushkën plot”.

Armiqtë do ta kenë të vështirë të harrojnë

Kur e pyetën Sami Frashërin në vitin 1899 përse u jepte kaq rëndësi alfabetit të gjuhës shqipe , librave dhe përhapjes së tyre , kur kjo gjë mund t’u sillte rreziqe të mëdha nga ana e qeverisë osmane , ai u përgjigj : U jap rëndësi sepse nuk mund të ketë Shqipëri pa shqiptarë , nuk mund të ketë shqiptarë pa gjuhë shqipe , pa shkronja shqipe e shkolla në të cilat të mësohet shqipja . Kur t’i kemi të gjitha këto , armiqtë do ta kenë të vështirë të harrojnë se populli shqiptar është zot i këtij vendi .


Comentarios


1111111.jpg
Lajme të fundit....

Tel: +386-49189797

Portali RilindjaShqiptare u themelua nga një grup i ekspertëve të gazetarisë me bashkpunëtor nga Kosova , Shqipëria dhe Maqedonia , në vitin 2016 .

Përball sfidave të gazetarisë bashkëkohore , të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe origjinale , në Kosovë , Shqipëri , Maqedoni , ndër shqiptarë dhe për shqiptarët - RilindjaShqiptare nuk ishte veçse një kërkesë e kohës .

Materialet dhe informacionet mund të kopjohen , të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Portalit RilindjaShqiptare , në përputhje me kushtet e përdorimit .

© 2016 Portali Rilindjashqiptare. Të gjitha të drejtat e rezervuara

bottom of page