top of page
123.jpg

Ja për sa do të ulen temperaturat në fundjavë !

  • Writer: rilindjashqiptare
    rilindjashqiptare
  • Jul 12, 2016
  • 1 min read

Ditët e nxehta dhe me temperaturat e larta që kanë mbretëruar kohët e fundit në vend , nga dita e premte do të marrin fund .

Kjo pasi në këtë ditë pritet të ketë rënie të temperaturave të cilat do të vazhdojnë deri të mërkurën e javës së ardhshme dhe do të përcillen dhe me reshje shiu , bëjnë të ditur në Institutin Hidrometeorologjik të Kosovës .

Sipas , Besim Aliut , nga ky institut , sot në Kosovë temperatura maksimale ka qenë 33 gradë celsius . Ai për lajmi.net ka bërë të ditur se temperatura të larta do të ketë edhe të mërkurën dhe të enjten me maksimalet nga 31-34 gradë .

“Sot temperatura maksimale ka arritur 33 grade , kurse të premten do të ketë ulje të temperaturave dhe parashihet të ketë reshje të shiut të karakterit të ulët . Reshjet do të vazhdojnë me intensitet të dobët edhe të shtunë dhe të dielën”, ka thënë ai .

Aliu ka bërë të ditur se gjatë fundjavës do të ketë rënie drastike të temperaturave ku sipas tij të shtunën do të bien temperaturat deri në 15 gradë celsius .

“Nga e premtja e deri të mërkurën e javës së ardhshme temperaturat maksimale do të jenë të ulëta , që nuk do ti përgjigjen vlerave të mesatares të ditëve të kaluara për muajin që jem”, ka thënë ai .


Comentarios


1111111.jpg
Lajme të fundit....

Tel: +386-49189797

Portali RilindjaShqiptare u themelua nga një grup i ekspertëve të gazetarisë me bashkpunëtor nga Kosova , Shqipëria dhe Maqedonia , në vitin 2016 .

Përball sfidave të gazetarisë bashkëkohore , të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe origjinale , në Kosovë , Shqipëri , Maqedoni , ndër shqiptarë dhe për shqiptarët - RilindjaShqiptare nuk ishte veçse një kërkesë e kohës .

Materialet dhe informacionet mund të kopjohen , të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Portalit RilindjaShqiptare , në përputhje me kushtet e përdorimit .

© 2016 Portali Rilindjashqiptare. Të gjitha të drejtat e rezervuara

bottom of page