Haxhi Krasniqi kacafytet me kundërshtarin në matjet zyrtare para duelit (Video)
- rilindjashqiptare
- Jul 14, 2016
- 1 min read

Boksieri i njohur kosovar Haxhi Krasniqi është kacafytur me kundërshtarin Juergen Doberstein në matjet zyrtare për meçin e së premtes. Krasniqi do të boksojë kundër Dobersteinit të premten (15 korrik) në Saarbrucken për titujt WBA Inter-Continental dhe WBO Inter-Continental në kategorinë super të mesme .
Më këta tituj Krasniqi shpreson që të fitojë mundësinë për të luftuar më pas për titullin e botës .
Boksieri 29-vjeçar për të realizuar këtë duhet patjetër ta mposhtë Doberstainin , që zë vendin e 12-të në klasifikimin botëror të federatës WBA .
Shikoni videon e përballjes së dyshes gjatë matjeve zyrtare :
Commentaires