top of page
123.jpg

Parashikimi i motit për pesë ditët e javës (IHMK)

  • Writer: rilindjashqiptare
    rilindjashqiptare
  • Jul 17, 2016
  • 1 min read

Në pesë ditët e ardhshme , sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës , do të na shoqërojë mot me diell dhe vranësira të çrregullta .
Temperaturat minimale do të jenë në kufijtë e mesatareve shumëvjeçare të kësaj periudhe kohore .

Nga dita e hënë deri të mërkurën do të mbajë mot kryesisht me diell dhe me temperatura maksimale nga 22-25 gradë Celsius , kurse minimalet do të lëvizin ndërmjet 11-14 gradë Celsius . Do të fryjë erë nga verilindja e lehte deri mesatare .

Të mërkurën paraqiten kushte për riga shiu kryesisht në pjesën qendrore dhe veriperendimore të vendit . Nga dita e enjte sërish do të ketë ngritje në fushat termike , duke bërë që merkuri në termometër ti kaloj vlerat e temperaturave 30 gradë Celsius , derisa edhe minimalet do të pësojnë ngritje të lehta .

Në fundjavë , kryesisht pasditen e së dielës do të paraqiten kushte për reshje shiu . Era do ta mbajë drejtimin e njëjtë të verilindjes duke fryrë me shpejtësi deri 8m/s .


Comments


1111111.jpg
Lajme të fundit....

Tel: +386-49189797

Portali RilindjaShqiptare u themelua nga një grup i ekspertëve të gazetarisë me bashkpunëtor nga Kosova , Shqipëria dhe Maqedonia , në vitin 2016 .

Përball sfidave të gazetarisë bashkëkohore , të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe origjinale , në Kosovë , Shqipëri , Maqedoni , ndër shqiptarë dhe për shqiptarët - RilindjaShqiptare nuk ishte veçse një kërkesë e kohës .

Materialet dhe informacionet mund të kopjohen , të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Portalit RilindjaShqiptare , në përputhje me kushtet e përdorimit .

© 2016 Portali Rilindjashqiptare. Të gjitha të drejtat e rezervuara

bottom of page