top of page
123.jpg

Projekti i ëndërrave i Edi Ramës për Kavajën: Porti i Karpenit me 5 miliardë dollarë investime dhe 7

  • Writer: rilindjashqiptare
    rilindjashqiptare
  • Jul 17, 2016
  • 4 min read

Si çdo popull i përvuajtur që ka prirjen të prodhojnë iluzione mbi të ardhmen , edhe kavajasit e ’90-ës duhet ta kenë përjetuar këtë , në çastin kur u rebeluan ndaj sistemit e menduan se në demokraci ditë më të bardha do ketë për ta .

Por vit pas viti , ky mit ëndërrimtar që e vendoste Kavajën në zemër të një Shqipërie të mbrothët ekonomikisht ra , për t’ia lënë vendin një dëshpërimi social , tretur në limonti tipike provinciale .

Por gjërat kanë gjasë të ndryshojnë këtej e tutje nga një “bingo” e madhe me emrin Karpen .

Një projekt i sjellë papritur nga qeveria e Edi Ramës në Parlament parashikon që brenda pesë vitesh , pranë Kavajës , në Karpen do të ndërtohet porti më gjigand në zonën e Ballkanit , me anijet super të mëdha , të ashtuquajturat “kargo”, të cilat mbajnë sasira të mëdha malli dhe duan thellësi për t’u ankoruar .

Flitet për 5 miliardë dollarë investim dhe brenda 5 vitesh parashikohet të hapen 70 mijë vende punë në zonën e Kavajës.

Duket se ky është një projekt që gjendet në kokën e Ramës prej vitesh , ndoshta pa u bërë kryeministër , ndaj dhe e ka marrë në patronazh Kavajën dhe është përpjekur fort që ta fitojë administrimin e këtij qyteti partia e tij .

Sidomos pas 2013-ës , kur nisi të merret edhe personalisht me projektin e Kavajës dhe Elvis Rroshin , Rama shkonte në këtë qytet më shumë se dy herë në javë .

Madje edhe kur kthehej nga Vlora ku është deputet, ai zgjidhte të hante në lokalet e Kavajës .

Siç bëhet e ditur në relacionin e projektligjit që është dërguar nga qeveria në Kuvend , projekti i portit të Karpenit do të merret përsipër nga një grup kompanish të mëdha botërore, të cilat kanë formuar një shoqëri që merret me ndërtimin e porteve .

Si gjithmonë, kur është fjala për projekte investuese kaq gjigande , ka dhe shumë mister brenda. Kavajasve , të papunëve të shumtë të zonës , nuk u duhen misteret por të ardhurat .

Pjesë nga drafti

Projekti “Morgan”, parashikon ndërtimin e një porti me thellësi të madhe në zonën e Karpen , Kavajë , të ambienteve mbështetëse të portit , të shoqëruar me një zonë të lirë tregtare , si dhe ndërtimin e një terminali rigazifikimi të gazit natyror të lëngshëm (LNG) dhe një centrali për prodhim energjie , përkatësisht :

  1. Projekti “Deep ëater Port” – Porti detar me thellësi të madhe ;

  2. Projekti “Port Centric Logistics and Enterprise Zone” – Zona ekonomike .

3. Ky projekt përfaqëson një investim në total prej 5 miliardë USD-sh për një periudhë 5-10 vjet . Porti propozohet të ndërtohet në zonën e Karpenit , për të lejuar hyrjen e anijeve të mëdha tregtare , që kanë nevojë për thellësi prej 20m . Për realizimin e qëllimit të këtij porti , është e domosdoshme të ndërtohen edhe zona e konomike , e cila në përfundim të projektit është parashikuar të këtë një shtrirje prej1700 ha-sh .

Zona e portit parashikohet të përbëhet nga ambientet mbështetëse të portit (magazina, terminale , qendër logjistike) , nga një zonë e re banimi pranë kompleksit , një serë me teknologji te lartë dhe akademi sporti .

Gjithashtu, parashikohet ndërtimi edhe i një terminali rigazifikimi LNG dhe një centrali për prodhim energjie (central energjie me gaz ose biomase) .

Asnjë port në detin Mesdhe nuk i ka mundësitë për të pritur në mol anijet e gjeneratës së fundit post-Panamax , të cilat janë anijet kargo që përdoren sot nga industria moderne e transportit detar . Disa porte i presin këto anije në ankorazhe me bova larg dokut , por kjo gjë krijon problematika logjistike dhe operacionale që rezultojnë në inefiçenca gjatë proceseve të ngarkimit dhe shkarkimit .

Karpeni është zgjedhur pasi Porti i Durrësit nuk i ka kapacitetet dhe nuk ka mundësi zgjerimi për kargo .

Zhvillimi i një porti të ri pranë Durrësit preferohet pasi shumica e investimeve të huaja ndodhen afër zones Tiranë/Durrës dhe një port ekzistues në Durrës nevojitet për elementet mbështetëse që ai ofron , si krahu i punës , shoqëritë e transportit , agjentët e anijeve etj., të cilët janë tashmë të atashuar në atë zonë . Për më tepër , Karpeni është i lidhur me rrugët kryesore (SH4) – që i shërben Durrësit , por edhe Fierit , ku ndodhet dhe stacioni terminal i TAP-it . Rafineria e naftës në Ballsh dhe burime të tjera të gazit që ndodhen aty pranë, janë një tjetër avantazh i kësaj zone .

Ky projektpropozim është në përputhje edhe me kontrata të tjera koncesionare që ka lidhur qeveria shqiptare , pasi Karpeni shtrihet në një zonë jashtë gjirit të Durrësit .

Projekti synon që duke ndërtuar një port të ri , modern , të thellë , të shoqëruar me një park ekonomik , do të bëhet i domosdoshëm për shumë nga vendet evropiane të Mesdheut dhe për zhvillimin e ardhshëm të shumë vendeve të Ballkanit dhe të Evropës Qendrore dhe Lindore pa dalje në det , duke arritur kështu edhe një transit më ekonomik të mallrave .

Projektligji shoqërohet me një plan të zhvillimit të projektit , i cili propozohet të ndërtohet sipas fazave të mëposhtme :

Ndërtimi do të fillojë ndërmjet muajit të 12-16 . Faza e ndërtimit do të marrë 5-6 vjet , por porti do të bëhet operacional brenda kësaj periudhe .

Projektligji ka të parashikuar edhe ndërtimin e një zone ekonomike .

Kjo zonë do të përmbajë ambiente mbështetëse të portit (magazina, terminal etj.) , si dhe një zonë industriale , tregtare dhe një zonë rezidenciale pranë kompleksit .

Për vijueshmërinë e operacioneve tregtare dhe industriale projekti parashikon edhe ndërtimin e një centrali të ri për prodhimin e energjisë në Karpen , së bashku me zhvillimin e një zinxhiri furnizimi me energji të shumëllojshme , të tillë si një terminal rigazifikimi me gaz natyror të lëngshëm , për t’i shërbyer nevojave më të gjera të vendit dhe rajonit të Ballkanit .

Portit dhe zonës ekonomike që do të ndërtohet u nevojiten afërsisht 120-130 MVV . Sipas parashikimeve të projektpropozimit , sasia e prodhuar e energjisë që tejkalon nevojat e zonës së portit , do të tregtohet brenda vendit ose do të eksportohet në vendet e rajonit , sipas kontratave bilaterale që investitori mund të nënshkruajë me palët e interesuara . Nëse këto kontrata lidhen , prodhimi nga ky central do të rritet afërsisht në 1200 MVV , çka do të sjellë kërkesën e një terminali rigazifikimi LNG .


Comments


1111111.jpg
Lajme të fundit....

Tel: +386-49189797

Portali RilindjaShqiptare u themelua nga një grup i ekspertëve të gazetarisë me bashkpunëtor nga Kosova , Shqipëria dhe Maqedonia , në vitin 2016 .

Përball sfidave të gazetarisë bashkëkohore , të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe origjinale , në Kosovë , Shqipëri , Maqedoni , ndër shqiptarë dhe për shqiptarët - RilindjaShqiptare nuk ishte veçse një kërkesë e kohës .

Materialet dhe informacionet mund të kopjohen , të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Portalit RilindjaShqiptare , në përputhje me kushtet e përdorimit .

© 2016 Portali Rilindjashqiptare. Të gjitha të drejtat e rezervuara

bottom of page