top of page
123.jpg

Cilat janë studimet që e përcaktojnë prejardhjen e emrit "shqiptar" ?

  • Writer: rilindjashqiptare
    rilindjashqiptare
  • Jul 21, 2016
  • 3 min read

Këto janë 12 tezat më të popullarizuara nga studiuesit shqiptarë dhe të huaj për në lidhje me prejardhjen e emrit “shqiptar”.

Teza e parë : Është ajo e Milan Shufllay-t ku sipas tij , ka një bashkëlidhje të mundshme midis këtij etnonimi dhe një llagapi familjar që dëshmohet në një shumësi variantesh grafike për zonën e Drishtit gjatë gjysmës së dytë të shek. XIV-të (1368–1402 : Schibudar , Schepuder , Schapuda r, Scapuder) .

Teza e dytë : Është e Da Lecces , statusi kuptimor dhe etimologjik i emrit shqip-i , që te Da Lecce del me kuptimin “mirësjellje , edukatë, respektueshmëri”.

Teza e tretë : Një burim tjetër i mëhershëm që e transmeton Nikollë Brankati , e cek një këngë të vjetër arbëreshe , ku ndër tjerash shpjegohet përkkdorimi i emrit “shqiptar” për ta dalluar popullsinë shqiptare në rrethin e Shkodrës dhe rrethinës , para eksodit të saj tragjik drejt Italisë në shek. XV .

Teza e katërt : Hahn-it shqiptar duhet të jetë një formim më {-ar} prej foljes shqipoj (~ shqipëtoj , shqiptoj ) me kuptimin e dikurshëm “kuptoj, marr vesh”. Sipas tij edhe formimi i ri {shqipët-}+{-ar} ka pasur në zanafillë kuptimin parësor “kuptues , ai që kupton / bëhet i kuptueshëm (në gjuhën vet)”.

Teza e pestë : Sipas fjalorit të Nikollë Ketës të mbetur ende në dorëshkrim (1763) , Skipi “Albania”, skiptàri “albano”. Keta. Në të shkruhet ndër të tjera : Albanese : Arbresh , Arbënesh , Arbnÿr , Arbëruar , Arbnuer , fem. Arbreshë , Arbëneshë ecc. Albanese da Scutari fin a Scopia : shqiptar.

Teza e gjashtë : Në mendim i Aleks Budës , për të dalë te teza që sipas tij emri “shqiptar” është marrë nga simboli i shqiponjës .

Teza e shtatë : Gustav Meyeri , fjalën shqip e trajton tek folja shqip-onj “kuptoj” dhe këtë e merr si huazim nga latinishtja excipio “ndjej , dëgjoj“.

Teza e tetë : Sipas Osman Myderrizit , “Emri i vjetër nuk tregonte vetëm kombësinë , por edhe besimin . Me ndërrimin e besimit u ndje nevoja edhe e ndërrimit të tij . Emri ri shqiptar , që u adoptua si emër kombëtar , bazohej në gjuhën , në një nga elementët kryesorë të kombësisë . Ky emër mund të jetë përdorur nga myslimanët e parë shqiptarë që në shekullin XVI-të , po këta , mbasi ishin të pakët, shumicës nuk ia imponuan dot" .

Teza e nëntë : SIpas Rexhep Ismailit , “Emrat shqiptar dhe Shqipëri…janë krijuar pas ndryshimeve më të thella sociale , politike e konfesionale”. Ndërkaq këtë tezë e kundërshton Engjëll Sedaj .

Teza e dhjetë : Sipas Elena Kocaqit , “Shqiptarët e quajnë veten e tyre gjithashtu me emrin shqiponjë, ashtu si dhe gjuhën e tyre . Shqiponja është simboli më i vjetër i arianizmit , e cila ruhet sot në emërtimin tjetër me të cilin e quajnë veten e tyre shqiptarët . Shqiponja lidhet me Zeusin që kishte simbol shqiponjën dhe shqiptarët duhet ta kenë quajtur veten bijë të shqiponjës qysh në kohë të hershme”.

Teza e njëmbëdhjetë : Sipas Shaban Demirajt , Me sa duket , fjala shqip në zanafillë ka pasur kuptimin e ndajfoljes qartë , hapur , troç , dhe vetëm më pas ka marrë kuptimin e ndajfoljes arbën-isht / arbër-isht . Po të njëjtën temë e mbron dhe Eqrem Çabej .

Teza e dymbëdhjetë : Aristotel Mici është i fundit që ka bërë një studim dhe ka dhënë një tezë në vitin 2012 , sipas tij , etnonimi i ri shqiptar duhet të ndërlidhet me simbolin e moçëm të “shqipes”. Në të mirë të kësaj ideje janë shumë detaje dhe fakte historike . Argumentet e kësaj hipoteze janë në përshtatje me rregullat gjuhësore të fjalëformimit , me etnografinë dhe psikologjinë mbarëkombëtare .

Teza më e pranuar nga studiuesit : Nga dymbëdhjetë tezat të dhëna më lartë , ajo më e pranuara nga shumica e studiuesve është se emri “shqiptar” duhet të jetë një formim me {-ar} prej foljes “shqipoj” (~ shqipëtoj , shqiptoj) me kuptimin e dikurshëm “kuptoj , marr vesh”.

Sipas saj edhe formimi i ri {shqipët-}+{-ar} ka pasur në zanafillë kuptimin parësor “kuptues”, ai që kupton / bëhet i kuptueshëm (në gjuhën vet)”.


コメント


1111111.jpg
Lajme të fundit....

Tel: +386-49189797

Portali RilindjaShqiptare u themelua nga një grup i ekspertëve të gazetarisë me bashkpunëtor nga Kosova , Shqipëria dhe Maqedonia , në vitin 2016 .

Përball sfidave të gazetarisë bashkëkohore , të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe origjinale , në Kosovë , Shqipëri , Maqedoni , ndër shqiptarë dhe për shqiptarët - RilindjaShqiptare nuk ishte veçse një kërkesë e kohës .

Materialet dhe informacionet mund të kopjohen , të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Portalit RilindjaShqiptare , në përputhje me kushtet e përdorimit .

© 2016 Portali Rilindjashqiptare. Të gjitha të drejtat e rezervuara

bottom of page