Vazhdon të fuqizohet ndikimi i Turqisë në Ballkan , Rruga e Kombimi për 30 vjet në duart e kompanive
- rilindjashqiptare
- Jul 22, 2016
- 2 min read

Ministria e Transportit bëri të ditur se ka vlerësuar ofertat për koncesionin e Rrugës së Kombit . Pas shqyrtimit të tre ofertave , fitues është shpallur një bashkim i udhëhequr nga një kompani turke . Koncesioni do jetë 30-vjeçar për kompaninë fituese.
Në njoftim e Ministrisë së Transportit thuhet :
Në datën e përcaktuar për dorëzimin e ofertave për procedurën e dhënies me koncesion / PPP të ndërtimit , operimit , mirëmbajtjes dhe rehabilitimit të autostradës Milot-Morinë , në sistemin e Agjencisë së Prokurimit Publik janë paraqitur tre oferta si më poshtë :
Bashkimi i përkohshëm i shoqërive “Catalyst Viva Das General Constructing LLC”, “Salillari” LTD , “Violap Ateve”, “Bee Tech” dhe “Kastrati” SHA .
Bashkimi i përkohshëm i shoqërive "Vendeka Bilgi Teknolojileri Ltd", “PT Citra Marga Nusaphala Persada TDK" , "Mehmet Ai Unal Insaat Taahhlil Madencilik San . Ve Tic. A.S" "Savronik Sistem Tah.San.Tic A.S", “Vendeka Europian Investment B.V”.
Oferta e depozituar nga Luman Biba ishte një faqe bosh , nuk kishte asnjë dokument , madje as ofertë dhe në këto kushte komisioni vendosi të mos e marrë në shqyrtim .
Oferta e paraqitur nga bashkimi i përkohshëm i shoqërive i kryesuar nga "Catalyst Viva Das General Constructing LLC" ka paraqitur ofertën që përmban kërkesë për subvencion në shumën 4,995,000 euro , investim fillestar të propozuar në shumën 43,409,518 euro dhe investim në vazhdimësi në mirëmbajtje dhe operim të rrugës në shumën 217,562,056 euro .
Oferta e paraqitur nga bashkimi i përkohshëm i shoqërive i kryesuar nga “Vendeka Bilgi Teknolojileri Ltd” ka paraqitur ofertën që përmban kërkesë për subvencion në shumën 5,600,000 euro , investim fillestar të propozuar në shumën 50,622,174 euro dhe investim në vazhdimësi në mirëmbajtje dhe operim të rrugës në shumën 320,604,079 euro .
Komisioni i Vlerësimit të Ofertave ka shqyrtuar në bashkëpunim të ngushtë me IFC në mënyrë të detajuar dhe të thelluar të dyja ofertat e paraqitura nga bashkimet e përkohshme të shoqërive , duke pasur parasysh objektivin kryesor në këtë koncesion , përcaktimi nëse një ofertues ka kapacitetin e nevojshëm dhe të domosdoshëm për ta implementuar këtë projekt në mënyrë të suksesshme .
Në përfundim , pasi mori edhe rekomandimin e IFC , Komisioni i Vlerësimit të Ofertave vendosi të shpallë ofertë të preferuar , atë të paraqitur nga bashkimi i përkohshëm i shoqërive i kryesuar nga "Vendeka Bilgi Teknolojileri Ltd".
Kundër këtij vendimi mund të ushtrohet ankim ne Komisionin e Prokurimit Publik.
Comments