top of page
123.jpg

Më 29 gusht afati për Bachelor , Master dhe Doktoratë në UP

  • Writer: rilindjashqiptare
    rilindjashqiptare
  • Jul 28, 2016
  • 2 min read

Universiteti i Prishtinës më datën 29 gusht pritet të shpallë konkursin për regjistrimin e studentëve të rinj në të tri nivelet e studimit , bachelor , master dhe doktoratë .

Prorektori për marrëdhënie me jashtë në UP , Afrim Hoti , ka shpërndarë njo komunikat për media , se në fund të gushtit do të shpallet konkursi për regjistrimin e studentëve në nivelin bachelor, për drejtimet ku kanë mbetur vende të lira .

Me datën 29 gusht të hapet konkursi i dytë , do të thotë që do të jetë një konkurs që përcjell dinamikën e provimit të maturës , të gjeneratës së dytë të maturës që do të jetë i hapur në shtator dhe në këtë kohë do të procedojmë me afatin e dytë me studimet bachelor , me afatin e parë në studimet master dhe në afatin e parë për studimet e doktoratës, ka deklaruar Hoti.

Hoti ka shtuar se nuk ka ndonjë shifër të caktuar se sa është numri i vendeve të lira në nivelin bachelor që kanë mbetur nga afati i parë i konkursit .

Sipas tij , në fakultete të ndryshme ka drejtime të caktuara ku ka vende të lira për afatin e dytë por ka edhe drejtime , ku konkurrenca ka qenë shumë e madhe dhe të gjitha vendet janë plotësuar qysh në afatin e parë .

Nuk kemi një fakultet të tërë ku ka vende të lira por se kjo është e shpërndarë në disa njësi akademike, varësisht nga programet shembull: në Fakultetin e Shkencave Natyrore , pastaj në Fakultetin Ekonomik , në Fakultet Teknik . Po ashtu , kemi programe të caktuara , ndërkohë që jo në të gjitha sepse në disa programe është përmbyll bile ka pas konkurrencë të jashtëzakonshme , në programe të caktuara ka vende të lira , ka deklaruar Hoti .

Afati i parë i konkursit për regjistrimin e studentëve në Universitetin e Prishtinës "Hasan Prishtina", ishte shpallur më 8 korrik , ku ishin shpallur mbi 8 mijë vende të lira në të gjitha njësitë akademike .

Të regjistruarit në vitin e parë në UP edhe këtë vit do të kenë mundësi ta regjistrojnë vitin e parë pa pagesë sipas një vendimi të Qeverisë së Kosovës.


Comments


1111111.jpg
Lajme të fundit....

Tel: +386-49189797

Portali RilindjaShqiptare u themelua nga një grup i ekspertëve të gazetarisë me bashkpunëtor nga Kosova , Shqipëria dhe Maqedonia , në vitin 2016 .

Përball sfidave të gazetarisë bashkëkohore , të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe origjinale , në Kosovë , Shqipëri , Maqedoni , ndër shqiptarë dhe për shqiptarët - RilindjaShqiptare nuk ishte veçse një kërkesë e kohës .

Materialet dhe informacionet mund të kopjohen , të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Portalit RilindjaShqiptare , në përputhje me kushtet e përdorimit .

© 2016 Portali Rilindjashqiptare. Të gjitha të drejtat e rezervuara

bottom of page