top of page
123.jpg

E arrestuar mbi 140 herë , por pjeshka rebele mburret , fitoj 160 paund në orë (FOTO)

  • Writer: rilindjashqiptare
    rilindjashqiptare
  • Jul 31, 2016
  • 1 min read

Ajo fillimisht e gjeti famën kur e prezantoi veten si Chloe Victoria në X Factor në vitin 2010 . Me një fytyrë të mbuluar nga kremi dhe tualeti i rëndë , ajo tha se imazhi ishte shumë i rëndësishëm për të .

"Nuk ka dyshim se askush nuk është si unë , Unë veproj si një yll , unë këndoj si një yll , unë vallëzoj si një yll . Unë nuk dua të jem një person që jeton dhe vdes dhe askush nuk e di se kush je , unë dua të mbahem mend", ka thënë Chloe .

E arrestuar mbi 140 herë , ka pranuar që konsumon drogëra të forta dhe që është një prostitutë që fiton shumë euro në muaj . Chloe Khan është vajza që po bën të flasë e gjithë Britania falë hyrjes së saj në një prej "reality show" më të famshëm në vend .

25-vjeçarja , nënë e një fëmijë mburret me jetën e vet dhe me të ardhurat që siguron nga prostitucioni duke publikuar nëpër rrjetet sociale shumë të konsiderueshme parash , ajo fiton plot 160 paund në orë .

Ajo thotë se aktualisht punon vetëm me faqet për të rritur dhe shton se shpreson që futja në këtë spektakël "t’i rrisë çmimin".

"Jeta ime tani është me të vërtetë e bukur , ajo përbehet nga pallate dhe avionë private , gjëra që i kisha ëndërruar dhe më dukeshin të pamundura", thotë vajza seksi që nuk është edhe aq e pëlqyer për britanikët përsa i përket mënyrës së saj të jetesës .


Commentaires


1111111.jpg
Lajme të fundit....

Tel: +386-49189797

Portali RilindjaShqiptare u themelua nga një grup i ekspertëve të gazetarisë me bashkpunëtor nga Kosova , Shqipëria dhe Maqedonia , në vitin 2016 .

Përball sfidave të gazetarisë bashkëkohore , të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe origjinale , në Kosovë , Shqipëri , Maqedoni , ndër shqiptarë dhe për shqiptarët - RilindjaShqiptare nuk ishte veçse një kërkesë e kohës .

Materialet dhe informacionet mund të kopjohen , të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Portalit RilindjaShqiptare , në përputhje me kushtet e përdorimit .

© 2016 Portali Rilindjashqiptare. Të gjitha të drejtat e rezervuara

bottom of page