top of page
123.jpg

Fiton 1500 dollarë në natë , vetëm duke ngrënë

  • Writer: rilindjashqiptare
    rilindjashqiptare
  • Jul 31, 2016
  • 1 min read

I keni bezdi ndonjëherë të afërmit që ju dalin në Skype dhe bisedojnë me ju duke ngrënë darkë ? Diku tjetër , njerëzit bëjnë para vetëm me aq .

Me mijëra shikues në Korenë e Jugut mblidhen pothuajse çdo natë në internet , në faqen "Afreeca TV", ku të rinj hanë darkën para ueb-kamerave dhe bisedojnë me shikuesit në "chat". Kjo dukuri në Korenë e Jugut quhet "Mukbang", bashkim i fjalëve "ushqim dhe transmetim". Shikuesit bisedojnë me transmetuesit dhe u dhurojnë monedha virtuale që blihen me para të vërteta , 10 cent secila . Në vitin 2013 , më i suksesshmi nga "ngrënësit" fitoi 250 mijë dollarë gjatë gjithë vitit .

Mendohet se janë dy arsye që kjo metodë ka pasur sukses . E para , shtimi i personave që jetojnë pa familjen në Korenë e Jugut e që kërkojnë shoqëri . E dyta , duke parë dikë që ha , mbase mban dietë dhe e shuan dëshirën , pa ngrënë vetë .


Comments


1111111.jpg
Lajme të fundit....

Tel: +386-49189797

Portali RilindjaShqiptare u themelua nga një grup i ekspertëve të gazetarisë me bashkpunëtor nga Kosova , Shqipëria dhe Maqedonia , në vitin 2016 .

Përball sfidave të gazetarisë bashkëkohore , të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe origjinale , në Kosovë , Shqipëri , Maqedoni , ndër shqiptarë dhe për shqiptarët - RilindjaShqiptare nuk ishte veçse një kërkesë e kohës .

Materialet dhe informacionet mund të kopjohen , të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Portalit RilindjaShqiptare , në përputhje me kushtet e përdorimit .

© 2016 Portali Rilindjashqiptare. Të gjitha të drejtat e rezervuara

bottom of page