top of page
123.jpg

Keto janë gjashtë librat më të shtrenjtë në botë

  • Writer: rilindjashqiptare
    rilindjashqiptare
  • Jul 31, 2016
  • 2 min read

Ashtu si pikturat , edhe librat dinë të kenë çmime marramendëse . Më poshtë mund do të gjeni gjashtë librat më të shtrenjtë në botë .

"The Codex Leicester" – Leonardo da Vinçi , 30.8 milionë dollarë , 72 faqe të mbushura me dorëshkrime të mendimtarit të madh . Libri përmban teoritë e tij mbi çdo gjë , që nga fosilet te astronomia . Dorëshkrimi ishte blerë për herë të parë në vitin 1717 nga Thomas Coke , i cili më vonë u bë "Earl & Leicester", pastaj në vitin 1980 u ble nga koleksionisti i artit Armand Hamer .

Në vitin 1994 , Bill Gates e bleu në një ankand për 30.8 milionë dollarë , duke e bërë librin më të shtrenjtë në botë .

"Ungjijtë , Urdhri i Shën Benediktit" – Henry Lion , 11.7 milionë dollarë . I porositur fillimisht nga Henry Lion , Duka i Saksonisë , për altarin e Virgjëreshës Mari në katedralen .

"Brunswick", ky libër ungjilli u ble nga qeveria gjermane në vitin 1983 për 11.7 milionë dollarë . Libri ka 266 faqe , 50 prej të cilave me ilustrime . Konsiderohet një kryevepër e shekullit të XII-të .

"Zogjtë e Amerikës" – James Audubon , 11.5 milionë dollarë . Në vitin 2000 , një kopje e këtij libri u shit për 8.8 milionë dollarë . Dhjetë vjet më vonë , një tjetër botim i plotë i kopjes së parë u shit në Londër për 11.5 milionë .

"The Canterbury Tales" – Geoffrey Chaucer , 7.5 milionë dollarë . Një botim i parë i shekullit të XV-të është shitur për 7.5 milionë dollarë në Londër .

"Folio i parë" – William Shakespeare, 6.1 milionë dollarë . Në vitin 2001, bashkëthemeluesi i Microsoft , Paul Allen , e bleu një kopje në Nju Jork .

"Bibla" – Gutenberg , 4.9 milionë dollarë . Një kopje e Biblës së Gutenbergut është shitur në vitin 1987 , për një shumë rekord 4.9 milionë dollarë , në Nju Jork .


Comments


1111111.jpg
Lajme të fundit....

Tel: +386-49189797

Portali RilindjaShqiptare u themelua nga një grup i ekspertëve të gazetarisë me bashkpunëtor nga Kosova , Shqipëria dhe Maqedonia , në vitin 2016 .

Përball sfidave të gazetarisë bashkëkohore , të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe origjinale , në Kosovë , Shqipëri , Maqedoni , ndër shqiptarë dhe për shqiptarët - RilindjaShqiptare nuk ishte veçse një kërkesë e kohës .

Materialet dhe informacionet mund të kopjohen , të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Portalit RilindjaShqiptare , në përputhje me kushtet e përdorimit .

© 2016 Portali Rilindjashqiptare. Të gjitha të drejtat e rezervuara

bottom of page