Parashikimi i motit për pesë ditë nga IHMK
- rilindjashqiptare
- Jul 31, 2016
- 1 min read

Gjatë kësaj periudhe kohore vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave relativisht të ngrohta të ajrit dhe fushave barike të paqëndrueshme dhe jostabile . Pjesa e parë e ditës së hënë parashihet të jetë me diell dhe temperatura të larta të cilat do të lëvizin ndërmjet 31-33 gradë Celsius . Pasdite pritet të paraqiten vranësirat e dendura dhe të çrregullta të cilat nuk do të jenë stabile dhe si pasojë parashihet të ketë reshje shiu të përcjella me shkarkime rrufesh , të cilat fillimisht do ta përfshijnë pjesën veriperendimore të vendit dhe gjatë orëve të vona të ditës këto reshje do ta përfshijnë gjithë territorin e vendit . Reshje shiu të intensitetit mesatar parashihet të ketë vende-vende edhe ditën e marte, temperaturat maksimale do të zbresin për 2-4 gradë Celsius nga e martja e tutje .
Në viset malore temperaturat maksimale do të lëvizin ndërmjet 22-25 gradë Celsius, kurse në viset e ulëta maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 26-29 gradë Celsius . Do të fryjë erë nga verilindja me shpejtesi 1-9 m/s .
Comments