top of page
123.jpg

NASA : Asteroidi Beni do të vijë drejt Tokës [video]

  • Writer: rilindjashqiptare
    rilindjashqiptare
  • Aug 1, 2016
  • 1 min read

NASA planifikon të lëshojë sondën e cila do të mblidhte ekzemplarë gurësh nga asteroidi i cili besohet se një ditë do të mund ta godasë Tokën .

Asteroidi i pagëzuar Beni do të mund të shihet nga Toka kur të kalojë nëpër orbitën tonë , që ndodhë çdo gjashtë vjet .

Beni ka diametrin 500 metra dhe në vitin 2135 do të kalojë saktësisht në mes të Tokës e Hënës .

“Këtë kalim në mes të Tokës e Hënës më 2135 ky asteroid potencialisht do ta orientojë udhëtimin nga vetë Toka , më vonë në atë shekull”, citohet të ketë deklaruar profesori i shkencave planetare në Universitetin e Arizonës , Dante Lauretta .

Profesori Dante ka thënë se ky asteroid me siguri do të shkaktojë pasoja shumë të mëdha .

Lauretta , hulumtuesi kryesor i NASA-s i angazhuar në misionin e sondës Oziris-Reks për asteroidin Beni , që do të nisë në shtator, ka thënë se sonda do të hartografojë asteroidin , do të mbledhë disa ekzemplarë gurësh dhe pastaj do të kthehet në Tokë . Sipas tij , informatat mbi madhësinë e asteroidit, masën e tij dhe përbërjen mund të jenë të dhëna vendimtare për gjeneratat e ardhshme që do të merren me këtë problem.

Sonda Oziris-Reks në asteroidin Beni do të arrijë më 2018 , ndërsa pritet të kthehet në tokë më 2023 .


Comments


1111111.jpg
Lajme të fundit....

Tel: +386-49189797

Portali RilindjaShqiptare u themelua nga një grup i ekspertëve të gazetarisë me bashkpunëtor nga Kosova , Shqipëria dhe Maqedonia , në vitin 2016 .

Përball sfidave të gazetarisë bashkëkohore , të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe origjinale , në Kosovë , Shqipëri , Maqedoni , ndër shqiptarë dhe për shqiptarët - RilindjaShqiptare nuk ishte veçse një kërkesë e kohës .

Materialet dhe informacionet mund të kopjohen , të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Portalit RilindjaShqiptare , në përputhje me kushtet e përdorimit .

© 2016 Portali Rilindjashqiptare. Të gjitha të drejtat e rezervuara

bottom of page