Ky është vendi më i korruptuar në botë !
- rilindjashqiptare
- Aug 2, 2016
- 1 min read

Gazetari Roberto Saviano , i cili kaloi një dekadë duke hulumtuar për marrëdhëniet kriminale të mafias italiane , ka treguar se Britania e Madhe është vendi më i korruptuar në botë . Saviano që ka shkruar librin ‘best-seller’ “Gomorrah” dhe “ZeroZeroZero” ka folur për shtetet e korruptuara në botë , transmeton Klan Kosova. Në një fjalim ai i ka thënë të ftuarve se ndoshta asnjëherë nuk do ta mendojnë se vendi më i korruptuar në botë është Britania e Madhe . “Nëse ju pyes se cili është vendi më i korruptuar në botë ju me siguri që do të përgjigjeni se është Afganistani , Greqia , Nigeria por asnjëherë Britania e Madhe”.“Nuk ka të bëjë me burokracinë , as me politikat e nuk është politika ajo që është e korruptuar por kapitali financiar . 90 përqind e pronarëve të kapitalit në Londër i kanë zyrtar qendrore offshore”, ka thënë Saviano .
Comments