Nuk do ta besoni sa para fiton Apple për vetëm një minutë
- rilindjashqiptare
- Aug 1, 2016
- 1 min read

Rritja e Apple mund të jetë ngadalësuar , por gjiganti amerikan i teknologjisë ende shet shumë iPhone , dhe ende fiton shumë para .
Në tremujorin e fundit , Apple ka fituar hiç më pak se 7.8 miliardë dollarë amerikanë .
Programeri Neal Agarwal ka nxjerrë disa shifra interesante që tregojnë se çfarë gjiganti është Apple - dhe se sa para fiton ai çdo minutë .
Apple çdo minutë shet 395 telefona iPhone , 79 tabletë iPad dhe 31 kompjuterë Mac .
Çdo minutë , gjiganti teknologjik nga Kalifornia shet 23 orë Apple Watch , 20 tabletë iPad Pro - dhe fiton 390.432 dollarë amerikanë .

Comments