Parashikimi i motit për vikend
- rilindjashqiptare
- Aug 5, 2016
- 1 min read

Shiu kthehet në vikend
Gjatë këtyre dy ditëve të vikendit vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave labile të ajrit të cilat do të krijojnë kushte për formimin e vranësirave të çrregullta të cilat pasditen e së shtunës dhe gjatë ditës së diele do të shoqërohen me reshje shiu.
Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës , temperaturat të shtunën do të jenë të larta afërsisht sikur ditën e sotme , ndërsa të dielën për shkak të depërtimit të masave me origjinë nga veriu do të ketë ulje të vlerave të maksimaleve për 5-7 gradë Celsius , që do të thotë se mbi gjithë territorin e Kosovës të dielën parashihet që vlerat e maksimaleve të lëvizin nga 24-26 gradë Celsius , derisa në viset malore këto vlera do të lëvizin në kufijtë ndërmjet 21-23 gradë Celsius .
Do të fryjë erë vende –vende me vrull me shpejtësi 1-11m/s .
Comments