top of page
123.jpg

Pamje tronditëse : Momenti kur vajza pi filxhanin e mbushur me helm nga shoqja e saj (VIDEO)

  • Writer: rilindjashqiptare
    rilindjashqiptare
  • Aug 9, 2016
  • 1 min read

Një kamera ka kapur momentin e tmerrshëm kur një grua pi një filxhan me kafe të ftohtë të cilën një mikja e saj dyshohet se e kishte mbushur me cianur pak përpara vdekjes së saj rrëqethëse .

Video tronditëse e shfaq ish-studenten e dizajnit nga Sidnei Mirna Salihin teksa e vendos pa patur ndonjë dyshim filxhanin me kafe të ftohtë dhe me helm në buzët e saj dhe duket se ka një reagim nga dhimbjet .

Ish-shoqja e saj , Jessica Uongso , e cila akuzohet për vrasjen e Znj. Salihin me cianur , qëndron e ulur pranë saj teksa ajo është duke pirë helmin vdekjeprurës .

Vajza nis të përpëlitet dhe më pas rrëzohet për shkaktë helmimit .

Ato kanë qenë shoqe që prej shtatë vitesh kur Uongso e helmoi Salihinin më 6 janar 2016 në një restorant në Xhakarta të Indonezisë .

Ato kishin jetuar së bashku teksa studionin te Billy Blue Design College në Sidnei dhe në qershor një gjykatë në Xhakarta dëgjoi nga prokurorët se vrasja dyshohet të jetë kryer si hakmarrje , sipas The Age.

Së fundmi , disa dokumenta kanë treguar se Uongso , banuese në Australi , kishte probleme të rënda mendore .


Comentarios


1111111.jpg
Lajme të fundit....

Tel: +386-49189797

Portali RilindjaShqiptare u themelua nga një grup i ekspertëve të gazetarisë me bashkpunëtor nga Kosova , Shqipëria dhe Maqedonia , në vitin 2016 .

Përball sfidave të gazetarisë bashkëkohore , të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe origjinale , në Kosovë , Shqipëri , Maqedoni , ndër shqiptarë dhe për shqiptarët - RilindjaShqiptare nuk ishte veçse një kërkesë e kohës .

Materialet dhe informacionet mund të kopjohen , të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Portalit RilindjaShqiptare , në përputhje me kushtet e përdorimit .

© 2016 Portali Rilindjashqiptare. Të gjitha të drejtat e rezervuara

bottom of page