top of page
123.jpg

Dembelët e kanë një cilësi të mirë

  • Writer: rilindjashqiptare
    rilindjashqiptare
  • Aug 11, 2016
  • 1 min read

Një studim i ri tregon se njerëzit inteligjentë kanë tendencën të jenë dembelë .

Të dhënat , që vijnë nga një studim amerikan , mbështesin kështu idenë që personat me nivel të lartë inteligjence mërziten më shpejt dhe shpenzojnë më shumë kohë të zhytyr në mendime .

Ndërsa njerëzit aktivë e stimulojnë mendjen e tyre me aktivitete të jashtme , duke mos i dhënë vetes shumë mundësi për të menduar .

Shkencëtarët në Universitetin e Floridas i dhanë një grupi studentësh një test , ku iu kërkua që të vlerësonin pohime si : “Më pëlqen shumë që të merrem me një punë që kërkon zgjidhje të problemit” dhe “Mendoj aq shumë sa më duhet”.

Shkencëtarët më pas i ndanë në dy grupe studentët . Gjatë ditëve në vijim , të dyja grupet mbajtën një pajisje në kyçin e dorës që llogariste lëvizjen e tyre dhe aktivitetin fizik .

Të dhënat treguan se personat që mendonin më shumë ishin shumë më pak aktivë sesa pjesa tjetër .

Megjithatë, sipas ekspertëve, personat që janë më pak aktivë, pavarësisht sa inteligjentë janë , kanë tendencën të kenë një jetë sedentare dhe më pak të shëndetshme .


Comments


1111111.jpg
Lajme të fundit....

Tel: +386-49189797

Portali RilindjaShqiptare u themelua nga një grup i ekspertëve të gazetarisë me bashkpunëtor nga Kosova , Shqipëria dhe Maqedonia , në vitin 2016 .

Përball sfidave të gazetarisë bashkëkohore , të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe origjinale , në Kosovë , Shqipëri , Maqedoni , ndër shqiptarë dhe për shqiptarët - RilindjaShqiptare nuk ishte veçse një kërkesë e kohës .

Materialet dhe informacionet mund të kopjohen , të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Portalit RilindjaShqiptare , në përputhje me kushtet e përdorimit .

© 2016 Portali Rilindjashqiptare. Të gjitha të drejtat e rezervuara

bottom of page