top of page
123.jpg

Adolf Hitleri : Shqiptarët janë trima dhe fisnikë !

  • Writer: rilindjashqiptare
    rilindjashqiptare
  • Aug 12, 2016
  • 3 min read

Lideri nazist i Gjermanisë , shqiptarët i konsideronte për "racë të pastër ariane", për “trima dhe fisnikë”, kurse Shqipërinë e cilësonte "vend të vogël romantik të Ballkanit". Në shërbim të tij, ka qenë një agjent shqiptar, kurse në divizione ka patur shtatëmijë shqiptarë . Sipas disa shënimeve , thuhet se kryqi i thyer i Hitlerit , ishte simbol në Iliri dhe se ka përfaqësuar bashkimin e dy Z-ve, që do të thotë Zeusi - perëndi ilire. Më poshtë janë disa citate për shqiptarët , nga historianë dhe personalitete të kombësive të ndryshme .

Maurico Druon , sekretar i Akademisë frënge : "Shqiptarët i përkasin popujve më të vjetër se vet historia . dhe gjyshërit e shqiptarëve merrnin pjesë në luftën e Trojes , të udhehequr nga Akili (në njërën anë) dhe Hektori (në anën tjetër)".

Nikolla Jorga : "Populli shqiptar së bashku me baskët, janë më të vjetërit në Evropë”.

Maximilian Lambertz : “Historia e Vërtetë e njerëzimit do të jetë e shkruar , vetëm kur ajo do të shkruhet me pjesëmarrjen e shqiptarëve”.

Lamartini : “Ky komb e ky popull nuk merret nëpër këmbë… Kjo është toka e heronjve të të gjithë kohërave… Homeri aty gjeti Akilin , grekët Aleksandrin e Madh , turqit Skënderbeun , njerëz këta të së njejtës racë , të të njejtit gjak”.

M. Huacunthe Hecquard : “Në asnjë vend të botës femrat nuk janë më të respektuara dhe nuk ushtrojnë një veprimtari më të fuqishme se shqiptaret dhe disa nëna shqiptare kanë përzënë prej shtëpisë bijtë e vet pasi ata ishin larguar nga fronti i luftës . Ato i kishin kthyer në fushën e betejës”.

Lord Bajroni : “Shqiptarët me kostumet e tyre bëjnë një peizazh më të mrekullueshëm në botë… Shqiptarët janë raca njerëzore më e bukur që ekziston, trima më të fortë se kështjellat e tyre”.

Henry Noel Brailsford : “…Shqiptari ‘primitiv’, në fakt është ‘Mbinjeriu’ për të cilin Nietzsche ëndërronte”.

Gjusepe Katapangu : "Atllantida e cila është zhdukur para 12.000 vjetësh, ishte tokë e Ilirëve (pellazgëve), të cilët shpëtuan nga përmbytja e Atlantidës dhe filluan civilizimet e reja në të gjitha kontinentet, sidomos në Evropë, Afrikë dhe Azi të vogël"!

Agostino Ribeco : "Te drejtat mijëvjeçare të shqiptarëve, etnografike dhe gjeografike, shtrihen prej kohërave të vjetra në Iliri, Maqedoni dhe Thesali".

Braisllav Nusic : "Shqiptarët janë autoktonë, të cilët gjatë të gjitha dyndjeve të popujve, e ruajtën tipin dhe karakterin e vet në mënyrë të theksuar. Ata u bënë ballë sulmeve të romakëve, mësymjeve të dendura të sllavëve, të cilët ua pushtuan të gjitha fushat, ultësirat, dhe lumenjtë".

Dushko H. Konstantinov : “Shqiptarët janë banorë më të vjetër të Gadishullit Ballkanik dhe pasardhës të drejtpërdrejtë të ilirëve të vjetër, të cilët kishin ndërtuar shtetin më të fuqishëm në Ballkan".

Edvin Jasques : "Ilirët ose shqiptarët, këta bijë të paeupur, ishin luftëtar të shqipes, trashëgimtarë të denjë të Akilit, Filipit, Aleksandrit të Madh dhe Piros së Epirit…".

Edvin Pears : "Shqiptarët janë pasardhës të racës më të vjetër të Gadishullit Ballkanik, gjegjësisht të racës arjane, duke e nxjerrë këtë fjalë nga dy rrënjët e fjalëve shqipe: Ar dhe Anë, që d.m.th. Njerëz të arit të pastër".

Maks Myle : "Emrat e mjaft popujve të njohur rrjedhin nga fjala e vjetër shqipe ‘Ar’. Kjo vlen edhe për mjaftë vende të botës."

Fanulla Papazogllu : "Dardania është njëra nga krahinat antike të Ballkanit ku popullata autoktone është ruajtur më së miri".

Gos Xhen : "Origjina e shqiptarëve ngjitet deri te koha e pellazgëve dhe kanë origjinë parahelene".

Gustav Majer : "Shqiptarët janë Ilir të rinj".

Gjorgj Hahni : "Shqiptarët janë pasardhës të Ilirëve, ndërsa ilirët janë pasardhës të pellazgëve… Shqiptarët janë stërnipërit e Pellazgëve".

Haki Pasha : “Po doli në shesh historia e shqiptarëve , Perandorinë Osmane e merr lumi".

Harold Whitehal : "Hieroglifet egjiptiane , të krijuara para 4.000 vjetësh kanë domethënie shqipe".

Henri Braisford : "Në Maqedoni , vetëm shqiptarët janë popull autokton"

Johan Fon Han : "Shqipja rrjedh nga ilirishtja dhe ilirishtja nga pellazgjishtja".

Jovan Cvijiq : "Sllavët e jugut , pas ardhjes në Ballkan , aty gjetën shqiptarët , të cilët nën trysninë e tyre (sllavëve) u tërhoqën jugu dhe në vendet më malore , ku i hasim edhe sot".

Konstandin Paparigopulos : “Vetëm shqiptaret konsiderohen si pasardhës të racës ilire”.


Comments


1111111.jpg
Lajme të fundit....

Tel: +386-49189797

Portali RilindjaShqiptare u themelua nga një grup i ekspertëve të gazetarisë me bashkpunëtor nga Kosova , Shqipëria dhe Maqedonia , në vitin 2016 .

Përball sfidave të gazetarisë bashkëkohore , të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe origjinale , në Kosovë , Shqipëri , Maqedoni , ndër shqiptarë dhe për shqiptarët - RilindjaShqiptare nuk ishte veçse një kërkesë e kohës .

Materialet dhe informacionet mund të kopjohen , të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Portalit RilindjaShqiptare , në përputhje me kushtet e përdorimit .

© 2016 Portali Rilindjashqiptare. Të gjitha të drejtat e rezervuara

bottom of page